Nga Skënderbeu te Bylis-Tërbuni, ja të gjitha dënimet për trukim në Shqipëri

Jul 8, 2020 | 12:43
SHPËRNDAJE

Skënderbeu është momentalisht skuadra më e dënuar për trukime, me një proces të bazuar në dyshime. Kjo, në bazë të drejtësisë sportive në botë, pra nga organet disiplinore të UEFA-s që më pas ka marrë konfirmim edhe nga KAS.

apel_33

Tanimë, ekipi korçar është në pritje të vendimit nga Gjykata Federale e Zvicrës, si e vetmja dhe e fundit shkallë gjykimi mbi Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (KAS). Në vendin tonë, skuadra korçare është gjithashtu e dënuar në vitet e fundit edhe nga Komisioni i Etikës.

Skënderbeu është dënuar me 12 pikë zbritje nga renditja, heqje e titullit kampion si dhe 20 milionë lekë të vjetër gjobë. Bëhet fjalë për ngjarjet e edicionit 2015-2016. “Panorama Sport” sjell të gjitha vendimet e viteve të fundit nga Etika, për trukime dhe manipulime rezultatesh.

Më herët, Bylisi dhe Kastrioti janë dënuar me nga 15 milionë lekë (të vjetër) gjobë më 21 shkurt 2013. Sa u përket individëve, emra si Alfred Osmani, Arian Pisha, Arben Muskaj, Ilion Lika, Ganiol Kaculi me nga 6 muaj pezullim nga aktivitetet sportive. Gjithashtu, për Tërbuni-Bylis janë pezulluar me nga gjashtë muaj Vilson Lila, Klodian Sulollari, Kushtrim Mushica, Elton Basriu, Mariglen Shoshi dhe Ahmet Haliti.

DENIMET

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura