“Nga shiu në breshër”, si sulmuesi shqiptar humbi Kombëtaren dhe shansin për të luajtur në Angli

Mar 31, 2021 | 18:51
SHPËRNDAJE

Emiljano Bullari është një premtim i madh për sulmin e Shqipërisë. Për talentin 19-vjeçar që është formuar si futbollist te Olimpiakosi vazhdojnë të shkruajnë mediat greke, aq më tepër që në janar u transferua në klubin e Superligës helene, Atromitos, me idenë për të marrë më shumë hapësirë.

Bullari Emiliano

Duke qenë se te Olimpiakosi rivaliteti është i madh në ekipin e parë, Bullari u transferua te skuadra tjetër e kampionatit, ku mundësitë për të luajtur janë të mëdha. Një arsye e këtij transferimi ishte edhe fakti se Atromitos në Greqi është klubi nga ku në vitet e fundit kanë kaluar golashënuesit më të mirë, të cilët më pas kanë bërë transferime rekord.

Mirëpo, ditët e fundit është raportuar se sulmuesi që pati shansin të grumbullohet nga Edi Reja vitin e kaluar në Kombëtaren A, nuk po preferohet nga trajneri i Atromitos, Pantelis Pantelidhis, i cili nuk e ka aktivizuar asnjë minutë. Sipas mediave greke, Bullari erdhi te Atromitos si i preferuar i trajnerit austriak, Damir Kanadi, por ky i fundit pas një përplasjeje që pati dha dorëheqjen dhe kësisoj klubi emëroi një tjetër trajner, që tashmë po e lë në stol shqiptarin.

welcome_emiliano_bullari

Por, prapaskena më e bujshme është se Bullarit iu dogj shansi për të luajtur te Njukasëll U-23 në Angli, përpara se të firmoste me Atromitos. Gjithçka ndodhi në janar dhe kalimi te Atromitos rezultoi nga shiu në breshër. Olimpiakosi ia bëri të qartë lojtarit se në ekipin e parë do të ishte sulmuesi i tretë i preferuar pas El Arabi dhe Hasan.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura