Nga shitja me ankand tek dhënia me qira, çfarë ndodh me pasuritë e sekuestruara dhe kush i menaxhon ato. Ja lista me të gjitha pronat

Sep 6, 2021 | 12:35
SHPËRNDAJE

Pasuritë e paluajtshme, por edhe paratë e sekuestruara nga operacionet policore mbikëqyren nga një organ i veçantë, në varësi të ministrit të Brendshme. Kjo është Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

pasuri te sekuestruara

Sipas një njoftimi të bërë publik në faqen e kësaj agjencie, pasuritë e konfiskuara shiten me ankand nga Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ndërsa pasuritë e sekuestruara që ju bie vlera, nga AAPSK.

Vendimin për shitjen, kalimin në pronësi apo dhënien në përdorim të pasurive institucioneve qendrore apo njësive të qeverisjes vendore, për shpërndarjen e të ardhurave nga pasuritë e sekuestruara dhe konfiskura, si dhe mënyrën e financimit dhe ndarjen e fondit të posaçëm e merr Komiteti Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar.

Ky komitet përbëhet nga 9 anëtare, përfaqësues nga institucionet, si pjesë e luftës kundër krimit të organizuar.

Menaxhimi i pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara

Nga momenti i marjes në administrim të pasurive të sekuestruara sipas akteve ligjore, deri në përfundim të proçesit të gjykimit që mbyllet me revokimin e pasurisë (pasuria i kthehet subjektit), apo konfiskimin e pasurisë (pasuria kalon në pronësi të shtetit), administratori duhet ta mirëadministrojë pasurinë duke ruajtur vlerën e saj dhe kur është e mundur ta shtojë këtë vlerë. Menaxhimi mund të jetë:

  • I drejtpërdrejtë, në rastin e shoqërive në administrim.
  • Dhënje me qira, në rastin e pasurive të paluajtshme apo bizneseve.
  • Depozita me afat, në rastin e llogarive bankare.

Pasuritë e konfiskuara (biznese, pasuri të paluajtshme apo pasuri të luajtshme), mund të shiten, të kalojnë në pronësi të institucioneve qëndrore apo njësive të qeverisjes vendore ose të jepen në përdorim. Vlera e shitjes, kalon në të ardhurat nga pasuritë e sekuestruara dhe konfiskura. Këto të ardhura derdhen në një llogari të veçantë pranë AAPSK.

Të ardhurat e krijuara nga pasuritë e sekuestruara dhe konfiskura përdoren për :

  1. Derdhjen në buxhetin e shtetit.
  2. Llogarinë e AAPSK në përballimin e shpenzimeve.
  3. Fondin e posaçëm.

SI FUNKSIONON AGJENCIA

AAPSK drejtohet nga kryeadministratori dhe ka në përbërje 14 punonjës. Punonjësit e AAPSK janë nëpunës të shërbimit civil.

Në përbërje të AAPSK janë administratorët dhe ndihmës administratorët  e pasurive, numri i të cilëve përcaktohet nga pasuritë e mara në administrim, vështirësitë e menaxhimit të tyre, llojet dhe volumi i punës  për administrimin e pasurive etj. Administratorët dhe ndihmës administratorët janë persona të kontraktuar nga AAPSK sipas Kodit të Punës.

KUSH ËSHTË OBJEKTI I PUNËS

Administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara me vendim të gjykatës

Administrimin e pasurive të bllokuara dhe të sekuestruara

Administrimin e pasurive të bllokuara dhe të sekuestruara sipas Aktit Normativ (OFL)

Administrimin e pasurive të tjera të sekuestruara e të konfiskuara, të cilat janë produkt  i veprave penale apo të lidhura me to, administrimi i të cilave i caktohet kësaj Agjencie me ligj, me vendim gjykate apo urdhër të Ministrit.

Administrimi i provave materiale të konfiskuara dhe shitja e tyre me vendim të Komitetit Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar.

PRONAT E SEKUESTRUARA

Pasuritë e paluajtshme apo të luajtshme të konfiskuara mund të të kalojnë në pronësi apo të jepen në përdorim për institucionet shtetërore apo njësitë e qeverisjes vendore.

Vendimin për shitjen, kalimin në pronësi apo dhënien në përdorim të pasurive institucioneve qendrore apo njësive të qeverisjes vendore, për shpërndarjen e të ardhurave nga pasuritë e sekuestruara dhe konfiskura, si dhe mënyrën e financimit dhe ndarjen e fondit të posaçëm e merr Komiteti Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit te Organizuar.

Ky komitet  përbëhet nga 9 anëtare, përfaqësues nga institucionet, si pjesë e luftës kundër krimit të organizuar.

Lista e plotë e pasurive të paluajtshme të sekuestruara që jepen me qira nga AAPSK.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura