Historia e pazakontë/ Nga porosia e një ore të shtrenjtë në internet te grabitja e 210 mijë eurove. Si u fut në kurth në Itali, 41 vjeçari nga Tirana

Oct 18, 2020 | 14:33
SHPËRNDAJE

Një mashtrim prej mbi 200 mijë eurosh kryer kundër një shtetasi shqiptar, u zbulua nga karabinierët e stacionit Peschiera del Garda, i cili raportoi autorët e dyshuar.

500_Euro_Banknoten

Gjithçka filloi në fund të vitit 2019, kur M.E, 41-vjeçar nga Tirana, kontaktoi shitësin e një ore “Audemars Piguet” me vlerë 15 mijë euro përmes telefonit, njoftimi i së cilës u botua në një faqe në internet të shitjeve.

Të dy do të kishin rënë dakord të takoheshin në Itali, pasi M.E shpesh shkonte atje për arsye pune dhe ishte shumë i interesuar të blinte orën. Kështu që pas disa ditësh, ata do të takoheshin në një qendër tregtare në Verona dhe dy burra të dërguar nga shitësi do t’i tregonin atij objektin në fjalë.

Sipas policisë, gjithçka ishte siguruar që takimi të zhvillohej në një mënyrë të sjellshme, duke përfshirë ato që i referoheshin kartëmonedhave 500 euro të cilat, ata do t’i kishin shpjeguar 41 vjeçarit, se nuk ishin më të përdorshme në Itali pasi deklarohen të paligjshme.

Për këtë arsye, ata i ofruan atij një marrëveshje: shkëmbimin e kartëmonedhave 500 euro, me të tjera me prerje më të vogla për një shumë më të madhe se 10%.

I tërhequr nga të ardhurat e lehta, më 20 janar M.E do të kthehej në Itali, pikërisht në Peschiera del Garda, ku do të takonte njërin nga dy burrat, i njohur si “Fabrizio” të cilit do t’i kishte dorëzuar shumën prej 18 mijë eurosh në 100 kartëmonedha, duke marrë në shkëmbim 20 mijë euro në kartëmonedha 500.

Tregtimi nuk përfundoi këtu, pasi dyshja ra dakord për një shkëmbim të mëtejshëm për 25 janar, këtë herë për një shumë më të rëndësishme: 210 mijë euro.

Siç ishte planifikuar, takimi i dytë do të zhvillohej ditën e caktuar në një lokal në Peschiera. Nga atje, të dy do të kishin marrë makinën e “Fabrizios”, për të shkuar në një shtëpi në zonë për të bërë shkëmbimin.

Në apartament, në pritje të tyre, ishte një grua që do të duhej t’i merrte 210 mijë euro shqiptarit duke i treguar një kasafortë, të cilën duhet ta hapte për të tërhequr shumën më të lartë.

Në atë situatë, duke përfituar nga një moment shpërqendrimi nga shqiptari, “Fabrizio” dhe gruaja u larguan me shpejtësi nga banesa, duke e lënë 41 vjeçarin të vetëm në apartament.

Duke kuptuar se ishte mashtruar, ky i fundit kërkoi ndërhyrjen e karabinierëve të cilët, sapo mbërritën në vendngjarje, gjetën gjithashtu dy gra që pretendonin të ishin pronarët e banesës dhe se e kishin marrë me qira rreth dhjetë ditë më herët te një person i quajtur “Fabrizio”.

Në bazë të raportit të mashtrimit të sjellë menjëherë nga 41-vjeçari, policia filloi hetimet, para së gjithash duke sekuestruar videot e regjistruara nga sistemi i kamerave mbikëqyrëse të instaluar në qendër të qytetit.

Analiza e kujdesshme dhe e gjatë, hap pas hapi, do të kishte lejuar policinë të identifikonte makinën me të cilën i pakapshmi “Fabrizio” kishte shkuar në lokalin në Peschiera dhe në bordin e të cilit ai e kishte lënë viktimën të hipte.

Aktiviteti hetimor i kryer në llogari të pronarit të automjetit, i lejoi karabinierët të identifikonin “Fabrizion” në një burrë me kombësi rumune, me iniciale D.A 47 vjeç dhe individin tjetër, me të cilin shqiptari u takua në qendrën tregtare të Veronas i moshës 48 vjeç, të dy banues në provincën e Vicenzas dhe të akuzuar më herët për vepra penale të ngjashme, shkruajnë gjerësisht mediat lokale italiane.

Hetimet gjithashtu zbuluan edhe rolin e katër grave, përfshirë dy gratë e gjetura në shtëpinë ku u vodhën paratë, gjithashtu të grupit etnik Sinti, pozita e të cilit ende po shqyrtohet nga autoritetet gjyqësore në Verona. /S.Ll/

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura