Nga pengmarrja e këngëtarit të tallavasë, tek marrja me dhunë e të resë nga disko të cilën e shiti për 2 mln lekë/ Dosja e pasur kriminale e tutorit nga Rrësheni… (EMRI+ FOTO)

May 22, 2020 | 18:30
SHPËRNDAJE

Adrian Uka, 39-vjeçari nga Rrësheni i arrestuar për trafik e shfrytëzim prostitucioni është një emër i njohur për policinë, ndërsa konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë kriminale.

Ai u kap dje nga policia, pasi shfrytëzonte për prostitucion një 22-vjeçare dhe po përgatitej për ta trafikuar drejt Belgjikës, por po me të njëjtën akuzë, Uka ka qenë i arrestuar edhe më parë.

uk aok
I arrestuari Adrian Uka

Marrja me dhunë e të resë nga disko me qëllimin për ta prostituuar:

Në vitin 2005, Uka është dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e rrethit gjyqesor Tiranë, për veprën penale te “ Trafikimi i femrave per prostitucion”.

Ai u shpall fajtorë për rrëmbimin e një vajze në vitin 2001, të cilën e njohu në një disko, me qëllimin për ta prostituuar.

Uka e mori të renë e futi në makine ne kundershtim me deshiren e saj dhe e dergoi ne Laç, ku e shiti për 2 milion leke të vjetra, një tjetër personi, të quajtur Gezim Vuka.

ardian

Pengmarrja e këngëtarit të tallavasë:

Ndërkohë, më 6 janar të 2017, Adrian Uka bashkë me Elton Moriseni, morën peng këngëtarin e tallavasë, Ardian Kazanxhi.

Pasi e futën me forcë në makinë, ata i thanë këngëtarit se e donin për të luajtur muzikë dhe për të kënduar për ta në Laprakë,  në një lokal nate.

Por pasi luajti disa orë muzikë ai kërkoi të largohet dhe të paguhet. Por si kundërpërgjigje mori grushte e shkelma nga të dy.

Kazanxhi i denoncoi në komisariatin nr.3 dhe policia arrestoi Adrian Ukën, i cili tha se ishte konfliktuar me te pasi i kishte ngacmuar të dashurën.

Por ky pretendim u hodh poshtë nga 30-vjeçari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura