“Më ngacmoi të dashurën”, zbardhet e vërteta e pengmarrjes së këngëtarit të tallavasë

Jan 10, 2017 | 9:35
SHPËRNDAJE

Një këngëtar dhe instrumentist dasmash dhe lokalesh me muzikë turbofolk, u rrëmbye dhe u mbajt peng për disa orë, në një lokal në kryeqytet nga dy persona, një prej të cilëve është arrestuar tashmë nga komisariati i policisë nr.3.ardian

Adrian Uka, 36 vjeç, banues në rrugën e Durrësit në Tiranë, si dhe Elton Moriseni, 35 vjeç nga nga Elbasani, banues në Xhafzotaj të Durrësit, mbrëmjen e 6 janarit, kanë marrë në veturë me forcë 30-vjeçarin Ardian Kazanxhi.

Fillimisht ata personat i kane thënë se e donin për të luajtur muzikë dhe për të kënduar për ta në Laprakë në një lokal nate. Edhe pse pa dëshirë, Kazanxhi, ka pranuar të shkojë.

Pasi ka luajtur disa orë muzikë ai ka kërkuar të largohet dhe të paguhet. Por si kundërpërgjigje ka marre grushte e shkelma nga të dy: Moriseni dhe Uka.

Pas disa orësh ata e kanë lënë të lirë, por pa e paguar. Kazanxhi i denoncoi në komisariatin nr.3 dhe policia arrestoi Adrian Ukën, i cili ka thënë se ishte konfliktuar me te pasi i kishte ngacmuar të dashurën.

Por ky pretendim është hedhur poshtë nga 30-vjeçari dhe ka qenë i pabesueshëm për policinë.

 

23-vjeçari merret peng në Durrës, më pas lirohet në Tiranë

TIRANE – Një skenar pengmarrjeje, i nisur në zonën e Xhafzotajt në Durrës, ka përfunduar në Tiranë dy ditë më parë.

Policia e Shtetit informonte dje në komunikatën zyrtare se më datë 7 janar 2016, ora 03:30, u arrestua në flagrancë shtetasi Adrian U., 36 vjeç, banues në Tiranë. Ndërkohë, sipas Policisë, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasit Elton. M., 35 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, Durrës.

26cbdfc2-5e7e-41c5-b8ef-45be64886d63---0

Siç lajmëroi Policia, këta shtetas më datë 6 janar 2017, ora 23:00, në fshatin Xhafzotaj Durrës kanë kanosur dhe marrë me forcë duke i hequr lirinë shtetasit Klaudio K. Më pas, më datë 7 janar 2017, në orën 01:00, dy të akuzuarit dyshohet se të njëjtin person e kanë rrahur në rrugën “Lord Bajron” në Laprakë.

Për shkak të incidentit të fundit të ndodhur në zonën e Laprakës, me pjesën e rrahjes së të dëmtuarit 23-vjeçar është duke u marrë Komisariati nr.3 i Policisë së Tiranës. Bëhet me dije se ky komisariat, nga hetimet që ka kryer, ka dokumentuar faktin se shtetasi Klaudio K., 23 vjeç, është sjellë me makinë në Tiranë nga personat që e kishin marrë jashtë dëshirës së tij dhe me forcë në makinë në Durrës.

Gjithçka kishte ndodhur pas konfliktit që tre personat kanë pasur mes tyre në zonën e Xhafzotajt. Për këtë arsye, shtetasit Adrian U. dhe Elton M. kanë rrahur dhe kanë futur me forcë në makinën e tyre shtetasin Klaudio K.

Ata kanë udhëtuar drejt Tiranës duke dhunuar të riun, ku pasi kanë mbërritur në Laprakë e kanë zbritur nga makina dhe pasi e kanë rrahur, kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Bëhet me dije se policia, e cila është njoftuar për ngjarjen, ka shkuar në vendin e krimit dhe ka gjetur 23- vjeçarin e dëmtuar, si dhe automjetin që kishin përdorur autorët për kryerjen e krimit.

Pasi kanë marrë denoncimin e shtetasit Klaudio K., hetuesit e Komisariatit nr.3 në Tiranë kanë bërë arrestimin e shtetasit Adrian U., ndërsa kanë shpallur në kërkim personin tjetër.

Policia bëri me dije se makina e autorëve ishte braktisur dhe është marrë më karroatrec për t’u dërguar në pikën e bllokimit.

Ekipi hetimor i policisë ka bërë këqyrjen e automjetit në fjalë për prova që mund të ndihmojnë në dokumentimin e fajësisë së dy të dyshuarve.

Nga ana tjetër, Policia e Tiranës bëri me dije se në bashkëpunim me Policinë e Durrësit është duke hetuar për motivin e pengmarrjes së 23- vjeçarit në Xhafzotaj. Kjo pasi edhe i dëmtuari, ashtu sikurse njëri nga të dyshuarit, nuk kanë dhënë shpjegime të qarta në lidhje me motivin e incidentit të ndodhur mes tyre në Xhafzotaj të Durrësit, ku ka qenë edhe pikënisja e ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura