“Nga partia jonë vjen”- Kandidatja për KQZ-në e re prezantohet në Kuvend. Deputeti i PS: Jemi të nderuar me kandidatura të tilla, nuk kam…

Sep 29, 2020 | 18:31
SHPËRNDAJE

Ish-ministrja e Financave, Hegla Vukaj, e propozuar nga Partia Demokratike në zgjedhjet e shkuara është një ndër kandidatet për organet drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vukaj ka kandiduar për Komisioner, nënkomisioner, rregullator dhe KAS.

helga vukaj

Në seancën dëgjimore të kandidatëve, Vukaj ka treguar ekperiencën e saj disa vjeçare në administratë shtetërore dhe publike.

Kam një eksperiencë 20 vjeçare. Jam formuar si juriste në vitin 2000 në fakultetin Juridik, Universitetit i Tiranës.  Më pas kam marrë një diplomë master në Universitetin e Milanos, ku për shkak të rezultateve jam angazhuar dhe më kanë mbajtur si docente e jashtme.

Këtu nis edhe karriera akademike që ka ecur përkrah eksperiencës në daminkistratën shtetrërore në instituvionet më të larta në vend dhe administratën publike.

Kam filluar në administratë shtetërore si pjesë e kabinetit të Presidentit Moisiu në 2003. Kam pasur një angazhim të drejtëpërdrejtë në verifikimin e kushtetueshmërisë dhe dekretimin e akteve kompetencë e Presidentit.

Më pas karriera ime vijon me të qenit drejtorëeshë e shërbimeve juridike në Ministrinë e Brendshme dhe kam kontribuuar dhe kemi celur siparin e të famshmit moratorium, pra kam kryesur grupin e punës për draftimin e këtyre akteve.

Përvec moratorium kanë qenë edhe aktet që shoqëruan krijimin e pasaportës biomotrike e shumë akte të tjera që shoqëruan reforma në atë kohë si ligji për policinë e shtetit, ligji për gardën e republikës, gjendjen civile, etj.

Përpos kësaj jam qasur me eksperiencën administrative, por edhe civile duke marrë detyrën e zv drejtorit të Përgjithshëm të Kthimit të Pronave. Kam një kontribut të meritueshëm në krijimin e akteve të agjencisë së kthimit të pronave dhe për më tepër në atë të ashtuquajtur si vlerësim ligjor si format teknikoligjor dhe administartiv që aplikonte vendimmarrjen, por që aplikohet edhe sot nga administrata publike që merret me këto cështje. Eksperienca këtu ka zgjatur për 6 vjet. Ku jam marrë me hetim dhe verifikim ligjshmërie, hetim administrativ dhe pjesë e rëndësishme e vendimmarjes kuzai gjyqësore e asaj periudhe.

Më pas ka përvijuar me pozicionin e drejtorit të Përgjithshëm në KLSH. Kam luajtur një rol deçiziv në formatimin dhe draftimin e akteve për rapote të konoliduara dhe për mungesë anatemimi për subkjkektet që ishin objekt i veprimtarisë së KLSH. Luajta një rol të rëndësishëm në draftimin e ligjit të KLSH ku kam insistuar që implementimi i hetimit dhe i procedimit  hetimor administrativ është pjesë integrale e fushës së auditimit dhe nuk duhen parë si të vecuara”, tha Vukaj.

Kandidimi i saj në këto pozicione u vlerësua nga deputeti Alekt Hyseni, po ashtu edhe nga anëtarët e tjerë, ndërsa deputeti Murrizi kërkoi që mazhoranca përtej fjalëve të mira të votojë në Kuvend.

Hyseni: Duhet të jemi të nderuar për një kandidaturë të tillë. Nuk kam asnjë pyetje dhe doja t’i shprehja mirënjohjet që ka kandiduar dhe nëse do gjenim akordet është një kandidaturë mëse e kompeltuar që do ti bëjë nder kujdo nga këto institucione.

Murrizi: Po qe dakord partia juaj dhe ta ketë fol me Ramën, ne dakord jemi se nga partia jonë vjen. Po qe se i qëndroni lkësaj që thatë me fjalë edhe me votë do ta shikojmë të seanca. Po e votojmë me qejf dhe po e quajmë të kryer punën e Helgës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura