Nga kontrabandistë cigaresh tani trafikantë njerëzish, goditet banda mafioze. Ja roli i shqiptarëve

Oct 19, 2017 | 18:42
SHPËRNDAJE

Një organizatë është shkatërruar në 24 orët e fundit bëjnë të ditur mediat greke. Organizata mërej me trafikimin e klandestinëve në Adriatik. Por ajo që ishte primare për këtë bandë mafioze kishte të bënte me kondrabandimin e cigareve nga Shqipëria me partnerë grekë, italianë dhe malazezë, shkruan zougla.gr.

image (2)

Për të shkatërruar organizatën kanë marrë pjesë policia e tre shteteve, Shqipërisë, Greqisë dhe Malit të Zi.

image (1)

Të gjitha shërbimet kishin dëshmi se nga viti 2014 qarku kishte arritur të kalonte shumë emigrantë, kryesisht sirianë, somalezë dhe irakianë nga Turqia në Itali nëpërmjet Greqisë.

Siç doli nga sondazhet, ata u kërkonin një shumë prej 4,500 eurosh emigrantëve që kishin destinacion Italinë.

image

Si fillim i merrnin nga Turqia dhe i kalonin në Athinë dhe më pas për ti nisur për në Itali, rrjeti u planifikonte një tjetër udhëtim.

Ndërsa në kuadër të operacionit në pranga të policisë kanë rënë 7 persona. Konkretisht 6 italianë nga Brindisi (Italia jugore) dhe një nga Greqia.

2296801

Prokuroria italiane raporton se numri i përgjithshëm i personave të përfshirë është të paktën 26, të gjithë italianët, grekët dhe shqiptarët.

Me interes të madh është fakti se kjo strukturë kriminale kishte bashkëpunëtorë gjashtë persona që u vendosën përgjithmonë në Greqi dhe në Shqipëri, të cilat do të kërkohen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura