Nga ceremonia e pritjes tek konferenca e përbashkët me kryeministrin Rama, zbardhet axhenda e vizitës së kryekomisioneres Von der Leyen

Sep 27, 2021 | 17:39
SHPËRNDAJE

Ursula-Von-der-Leyen

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen do të vizitojë ditën e nesërme Tiranën në kuadër të një turi vizitash në Ballkanin Perëndimor.

Panorama.al zbardh axhendën e vizitës zyrtare e cila do të nisë me ceremoninë e mirëseardhjes në Pallatin e Brigadave në orën 08:50.

Në orën 09:00 ajo do të takohet me kryeministrin Rama dhe më pas do të jetë pjesë e ceremonisë së inaugurimit të shkollës dhe kopshtit “Korb Muça” në Qerekë.

Vizita e Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen në Tiranë

Agjenda

Ora 08:50 – Ceremonia e mirëseardhjes për Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen (Pallati i Brigadave)

Ora 09:00 – Takim me Kryeministrin Edi Rama

Ora 10:50 – Ceremonia e inagurimit të shkollës dhe kopshtit “Korb Muça”, Qerekë

Ora 11:15. – Konferenca e përbashkët për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

Më herët ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca bëri të ditur se Leyen do të takojë dhe Presidentin Ilir Meta, por ende nuk dihet orari i pritjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura