Kryekomisionerja Von der Leyen nis nesër nga Tirana vizitën në Ballkanin Perëndimor, Soreca zbulon axhendën: Do të takohet me kryeministrin Rama dhe presidentin Meta

Sep 27, 2021 | 16:01
SHPËRNDAJE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do vizitojë ditën e nesërme Shqipërinë, për të vijuar më pas vizitën e saj zyrtare në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

von der lyen

Lajmin e ka konfirmuar ambasadori i Bashkmit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili përmes një postimi në Twitter ka zbuluar axhendën e presidentes von der Leyen.

Soreca zbulon se kryekomisionerja do të takohet me kryeministrin Rama dhe presidentin Ilir Meta, si dhe do të marrë pjesë në përurimin e shkollës “Korb Muça” dhe kopshtit “Europa”, të cilat janë restauruar nga dëmtimet e tërmetit të 26 nëntorit me fondet e BE-së.

“Mezi pres të mirëpres Presidenten Ursula von der Leyen! Përpara Samitit Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor më 6 tetor. Presidentja do të vizitojë rajonin këtë javë, duke filluar udhëtimin e saj nga Tirana nesër në mëngjes. Ajo do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta.

Më pas, ajo do të marrë pjesë, së bashku me Kryeministrin, në përurimin e “Shkollës Korb Muça dhe Kopshtit Europa”, të cilat janë ndërtuar me fondet e BE-së në kuadër të  programit EU4School pas tërmetit shkatërrues të Nëntorit 2019”, shkruan Soreca në Twitter.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura