“Nëse i shihni, mos iu afroni”, policia britanike shpall në kërkim dy shqiptarët. Nxjerr fotot dhe emrat, ja pse akuzohen

Jan 17, 2020 | 11:55
SHPËRNDAJE

Policia britanike publikon fotot e dy shqiptareve te kerkuar, ne akuze per vrasjen e nje ish-snajperi kurd në Hartlepool.

BBC raporton se Policia e Cleveland tha se ne kerkim jane shtetasit shqiptarë Qazim Marku, 23 vjeç dhe Eugert Merizaj, 28 vjeç, pas hetimeve te para qe jane bere per vrasjen e Hemwand Ali Hussain, 30 vjeç.

Qazim Marku dhe Eugert Merizaj

Qazim Marku dhe Eugert Merizaj

Ky i fundit eshte qelluar për vdekje në një shtëpi në rrugën Charterhouse, Hartlepool, më 15 shtator të vitit të kaluar.

Ai kishte shërbyer si snajperis në ushtrinë kurde kundër të ashtuquajturit Shtetit Islamik.

Një zëdhënës i policise beri me dije se personat e kerkuar kanë lindur në Shqipëri, por mendohet se kanë lidhje në disa zona nëpër Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë Bolton, Sheffield dhe Londër.

Bashke me njoftim per shpalljen e tyre ne kerkim, policia ka bere edhe pershkrim te detajuar te dy shqiptareve.

“I bëjmë apel kujtdo që mund të sigurojë informacione për të na ndihmuar të gjejmë këta persona të kërkuar, te kontaktojne menjehere me policine. Nëse dikush i sheh këta,  u kërkohet të mos i afrohen atyre”- thone burimet e policise.

hussain

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura