“Nëse fitojmë Grammy, do dalim në skenë pa…”, premtimi i çmendur i Camila Cabello dhe të dashurit të saj Shawn Mendes

Jan 24, 2020 | 16:56
SHPËRNDAJE

Camila Cabello dhe Shawn Mendes do të dalin në skenë me të brendshme nëse fitojnë çmim në Grammy të dielën.

Duke folur për Radio.com, Camilla tha se do e bëjnë këtë nëse fitojnë çmimin për “duetin / performancën më të mirë të pop-it” për hitin e tyre “Seniorita” që mban vendin e parë në Hot 100.

“Nëse Shawn dhe unë fitojmë Grammy, ne do të ecim në skenë me të brendshme, ashtu siç bënë Twenty One Pilots, ky është një premtim,”- u shpreh këngëtarja.

Ndërsa më pas shtoi: “Është thjesht shaka. Duhet të bëj ushtrime fizike para se ta realizoj këtë.”

Cabello tha se ndihej shumë e veçantë që ishte nominuar së bashku me të dashurin e saj.

“Ndihesh me të vërtetë shumë e veçantë kur ndan përvojë me dikë që është shoku im më i mirë dhe që e njoh prej kohësh. Ai ishte në të vërtetë personi i parë, unë mendoj, që kam shkruar një këngë me të, që ishte kur bëmë bashkëpunimin tonë ‘I Know What You Did Last Summer’,”– u shpreh ajo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura