Nënë Tereza kur ishte 18 vjeçe, fotografia i përket viteve ’30. Shpërndahet masivisht në ‘web’ (FOTO)

Mar 30, 2015 | 17:49
SHPËRNDAJE

Ky imazh i Nënë Terezës, kur bamirësja ishte 18 vjeçe, po përhapet si virus në internet. Nënë Tereza, emri i së cilës ishte Gonxhe Bojaxhi, në fotografinë e rradhë përcjell vetëm mirësi e hijeshi.

E cilësuar si shëmbëlltyrë e elegancës klasike, fotografia është shkrepur në vitet 1930.

Nënë Tereza në moshën 18-vjeçare
 
Nënë Tereza

Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Ish-presidenti amerikan Bill Clinton është shprehur në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenare që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.

Ne vitin 1950, ajo themeloi urdhrin e saj të murgeshave të quajtur Misionaret e Bëmirësisë që i shërbejnë tërësisht të varfërve. Shqiptarja trupvogël ishte kthyer në një legjendë të gjallë.

Vetëm sipas te dhënave te vitit 1980, ajo ishte kujdestare e 7500 fëmijëve në 60 shkolla, mjekonte 960 000 të sëmure në 213 spitale, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47 000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3 400 pleq te braktisur e të lënë rrugëve në 20 shtëpi pleqsh dhe kishte birësuar 160 fëmijë jetimë.

Ndër titujt që i janë dhënë Nënë Terezës përmenden: Pamada Shir; Gjoni XXIII për Paqe, të cilën ia dorëzoi personalisht Papa Pali VI; Samaritani i Mirë, në Boston; Shpërblimi Ndërkombëtar John Kennedy, në Uashington; Nëna e të Gjitha Nënave, Balzan; Çmimi Nobel për Paqen; Medalja e Lirisë, shperblimi më i lartë amerikan; Medalja e Paqes, shpërblimi më i lartë i Rusisë; etj.

Me 5 shtator 1997 bota mësoi se Nënë Tereza vdiq në moshën 87-vjeçare duke lënë pas dashuri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura