Nënë e bijë pozojnë si modele, fansat zgjedhin Eli Farën

Jan 31, 2017 | 21:12
SHPËRNDAJE

Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, është shndërruar në fenomenin e rrjeteve sociale, për shkak të fotove të shumta që poston dhe ekspozimin e linjave bombastike. Kjo ka bërë që ajo të arrijë në pak kohë famën e nënës së saj artiste, e cila pavarësisht viteve që ikin, shfaqet gjithmonë e më shumë në formë. Nënë e bijë duken si dy pika uji, dhe shpesh ndajnë me miqtë foto bashkë, si këto poza që i kanë shkrepur pak ditë më parë në dasmën e djalit të Kastriot Tushës.

454454878777

Të veshura të dyja me fustanë elegantë të zinj dhe të gjatë, ato kanë gjetur rastin të bëjnë disa foto sensuale, të cilat janë pasuar me shumë komente nga miqtë dhe ndjekësit e tyre. Por duket se disa prej komentuesve kanë evidentuar diferencën mes tyre, për faktin se Eli përpiqet të ruajë imazh serioz në publik, ndërsa e bija komentohet si provokuesja e orëve të vona, me foto shumë “hot” që poston në Instagram.

rwetgwe“Fotomodele, të marrin shembull këto vajzat e sotme që dinë vetëm të zhvishen”, ishte komenti i një djali në Facebook-un e Elit. Ndërsa një tjetër fans i saj shkruante: “Korçaret më të bukura dhe joshëse bëhen me kalimin e viteve, sesa në rini. Eli Fara është Lepa Brena e Shqipërisë”. Shumë kureshtje shfaqin femrat për të mësuar se si ka arritur të mbajë këtë formë fizike Eli, duke qëndruar në formë, edhe pse vitet kalojnë.

4548787979Në disa intervista që ajo ka dhënë për gazetën “Panorama”, Eli është shprehur se ndjek regjim ushqimor të mirë dhe ushtrohet në yoga, që e ka ndihmuar shumë të ketë një trup të tonifikuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura