Nëna vret djalin 5-vjeçar, babai e gropos në pyll/ Zbulohet skema e ngjarjes makabër. Çfarë tha i mituri pak muaj para vdekjes

Feb 11, 2020 | 20:46
SHPËRNDAJE

Seanca gjyqësore javën e kaluar në ngarkim të një çifti të akuzuar për vrasjen e djalit të tyre, ka nxjerrë në pah detaje tronditëse.

prinder

Në prill të viti të kaluar (2019) vogëlushi AJ Freund, 5-vjeç u gjet i vdekur në një gropë të cekët, në Crystal Lake, të Illinois, SHBA, pasi u vra nga e ëma.

Nga ekspertiza e kryer në trupin e vogëlushit, rezultoi se ai ishte dhunuar dhe torturuar për muaj me radhë, para se të vritej.

Ishte dërguar në spital

Katër muaj para vdekjes së tij, ai ishte dërguar në spital, me shenja të dukshme dhune.

Në spital i mituri ishte munduar që të mbronte nënën e tij, e cila muaj më vonë ia mori jetën.

“Ndoshta mami nuk donte të më bënte keq!” mësohet të ketë thënë ai në spital.

Skema e vrasjes

Nëna dhe babai i vogëlushit, JoAnn Cunningham dhe Andrew Freund akuzohen se kanë vrarë djalin, vetëm sepse kishte bërë mbathjet pis.

Nëna dyshohet se i mori jetën të voglit, ndërsa i shoqi dyshohet se e ka ndihmuar për të fshehur trupin në pyll.

Fillimisht çifti denoncoi zhdukjen e djalit, por kur eshtrat u gjetën nëntorin e kaluar, prindërit u arrestuan. Gjatë marrjes në pyetje, JoAnn rrëfeu gjithçka, duke bërë që bashkë me të shoqen të rrezikojnë nga 20 deri në 60 vite burg.

5 6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura