Në teknikën e vajit dhe akrilikut, piktori Aleks Margjini përdor një mori ngjyrash për të transmetuar artin

Dec 26, 2023 | 9:01
SHPËRNDAJE

Piktori Aleks Margjini ka sjellë këto festa një tjetër dhuratë për Rrëshenin. I njohur për artin e tij, Margjini çeli ekspozitën “Art Impresionism”, ku përkthente në art, ndjesitë dhe dashurinë e tij për vendlindjen. 

Aleks Margjini

Janë plot 33 vepra të tij, ku kryesojnë peizazhet nga vendlindja, si një atribut që ai bën për Rrëshenin, si vendi që e rriti dhe skaliti tek ai artin unik. Në adoleshencë, Margjini emigroi drejt Greqisë për të ndjekur ëndrrën e tij artistike.

Në Greqi, ambiciet e tij për art u bënë shumë të zjarrta dhe menjëherë ai filloi të kërkonte lidhje me profesionistë të fushës së artit. Pas një kohe të shkurtër, vazhdoi studimet për artin bizantin, duke treguar aftësi të jashtëzakonshme. Në të njëjtën kohë nisi të punonte si vetëpunësuar, duke krijuar vepra të artit bizantin, veçanërisht në fushën e ikonografisë.

Në vitin 1995, pas përfundimit të studimeve në “Helenic Art Center” fillon punën e tij në ekzekutimin e artit mural “Afresco” në kisha të njohura në Greqi, duke përfshirë Kishën e Shën Gjeorgjit në Zapio Athinë, Kishën e Shen Dhimitritit në Agrinio, Mitropolin e Agrinios, Kishën e Shën Elefterit Pankrat në Athinë dhe shumë të tjera. Ai fitoi licencën dhe punoi në Virone, Kidonion 32, duke vazhduar këtë aktivitet deri në vitin 2005.

Nga viti 2004, bashkëpunimi me një koleg në Athinë e çoi atë drejt një sfide të re, ekzekutimin e muralit në Kishën e Shën Gjon Pakëzuesit në Myrtle Beach, South Carolina, SHBA. Influenca e artit bizantin dhe ikonografisë që ka pasuar në karrierën e tij, duke e bërë atë të njohur në fushën e artit.

Aleks Margjini arriti të kuptonte thellësinë dhe shpirtin e këtij lloji të artit, duke arritur suksese të mëdha. Në vitin 1998, ai hap ekspozitën e parë në Athinë, ndërsa në vitin 2007, ai shfaq talentin e tij në “Broaddwy Astoria”. Ekspozitat e tjera në Nju Jork tregojnë për një rrugëtim të vazhdueshëm të suksesit të tij në skenën ndërkombëtare. Megjithatë, artisti, ndonëse me një karrierë ndërkombëtare, nuk e harroi kurrë Selitën e Mirditës, vendin edhe ku lindi dhe jetoi vitet e fëmijërisë.

Në këto ditë festash, ai vendosi ta rikthente qytetin e tij në mënyrë unike, plot ngjyra, në një art që ka mahnitur publikun. Që në moshën 5-vjeçare ai tregoi një talent të spikatur në art, duke e marrë shumë herët rrugën e tij të artit. Ndonëse ka çelur ekspozita në disa vende të botës, asnjë nuk i përngjan kësaj ekspozite në Rrëshen, që bën bashkë piktorin tonë me origjinën e tij, në një gërshetim unik.

ARTISTI

Aleks Margjini lindi në Selitë, Mirditë dhe qysh në moshë të vogël, rreth 5-6 vjeç, tregoi ë talent të shquar në fushën e artit pamor. Pas përfundimit të shkollës së mesme në Kurbnesh, ai mori vendimin e guximshëm të emigronte në Greqi për të ndjekur ëndrrën e tij artistike. Në Greqi, ambiciet e tij për art u bënë shumë të zjarrta, dhe ai menjëherë filloi të kërkonte lidhje me profesionistë të fushës së artit.

Pas një kohe të shkurtër, ai vazhdoi studimet për artin bizantin, duke treguar aftësitë e tij të jashtëzakonshme. Në të njëjtën kohë, ai filloi të punojë si i vetëpunësuar, duke krijuar vepra të artit bizantin, veçanërisht në fushën e ikonografisë. Në vitin 1995, pas përfundimit të studimeve në “Helenic Art Center”, fillon punën e tij në ekzekutimin e artit mural Afresco në kisha të njohura në Greqi, duke përfshirë Kishën e Shën Gjeorgjit në Zapio Athinë, Kishën e Shën Dhimitritit në Agrinio, Mitropolin e Agrinios, Kishën e Shën Elefterit Pankrat në Athinë dhe shumë të tjera.

Ai fitoi licencën dhe punoi në Virone, duke vazhduar këtë aktivitet deri në vitin 2005. Nga viti 2004, bashkëpunimi me një koleg në Athinë e çoi atë drejt një sfide të re, ekzekutimin e muralit në Kishën e Shën Gjon Pakëzuesit në SHBA. Influenca e artit bizantin dhe ikonografisë që ka pasuar në karrierën e tij, duke e bërë atë të njohur në fushën e artit. Aleks Margjini arriti të kuptonte thellësinë dhe shpirtin e këtij lloji të artit, duke arritur suksese të mëdha. Në vitin 1998, ai hap ekspozitën e parë në Athinë, ndërsa në vitin 2007, ai shfaq talentin në “Broaddwy Astoria”.

Ekspozitat e tjera në Nju Jork tregojnë për një rrugëtim të vazhdueshëm të suksesit të tij në skenën ndërkombëtare. Më 22 dhjetor 2023, në Rrëshen, Mirditë u zhvillua ekspozita “ART Impresionism”, ku piktori Aleks Margjini shprehu dashurinë e rrallë për vendlindjen përmes veprave të tij, në teknikë vaj dhe akrilik. Përdorimi i një larmie ngjyrash e bën këtë ekspozitë të shquar dhe unike në botën e artit. Ekspozita përbëhet nga 33 vepra të tij, ku të impresionojnë peizazhet nga vendlindja e autorit. Ndërthurja e koloreve të jep shije, sikur të ndjehesh mes maleve dhe kodrave plot ngjyra, që mund të kënaqin çdo vizitor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura