Në morg me kamionçinë, prokuroria e Lezhës nis hetimet për skandalin me kufomën

Apr 27, 2015 | 18:31
SHPËRNDAJE

Një ditë pas proçedimit penal në ngarkim të Drejtorit të Spitalit Rajonal të Lezhës, Nevruz Baze si dhe dy mjekëve të këtij spitali, policia ia ka referuar prokurorisë për nisjen e hetimeve për skandalin me kufomen e 60-vjeçarit që u transportua me kamionçinë.

Burime nga Policia e Lezhës kanë bërë të ditur, se Spitali është njoftuar se është gjetur një kufome rreth orës 6:10 minuta të ditës së shtune, por është refzuar që të dërgohet autoambulanca që të merrte kufomen për ta dërguar në morg.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Punonjësit e policisë kanë pritur për rreth 1 orë reagimin e spitalit dhe në këto kushte ata janë detyruar që ta dërgojnë kufomën për në morg me një mjet kamionçinë të rastit.

Në lidhje me pretendimet e policisë pritet që të thirren në prokurori në lidhje me ngjarjen Drejtori i Spitalit Nevruz Bare, si dhe dy mjeket të cilët do të paraqesin pretendimet e tyre për ngjarjen.

Nga ana tjeter 3 policet dhe një oficer hetimi në Komisaritin e Lezhës të cilët u bënë protagonist të pamjeve shokuese vazhdojnë të jenë të pezulluar.

Ata akuzohen se kanë shpërdoruar detyren me dhe kanë shkelur rëndë kodin rrugor me veprimet e tyre, ndërsa do jetë Ministria e Brendshme e cila në ditët në vijim do të vendosë për fatin e tyre.
Kufoma e 60-vjeçarit Gëzim Sula u gjet tre ditë më parë në anë të supërstrades Lezhë-Laç, ndërsa mënyra e trasportimit të tij për në morg me një kamionçinë tronditi opinonin publik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura