Në kulmin e debateve për kufijtë, Meta takohet me Thaçin: Me rëndësi vijimi i dialogut me Serbinë

Sep 9, 2018 | 15:30
SHPËRNDAJE

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Meta në një postim në Facebook, shkruan se  e rëndësishme është rritje e mëtejshme e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve është një prioritet i përbashkët.

41328293_1920090031370594_9168080633635799040_n

Postimi i plotë

Kënaqësi të takohesha sot në Durrës për një drekë pune me Presidentin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi. Rritja e mëtejshme e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve është një prioritet i përbashkët. Forcimi i stabilitetit rajonal dhe perspektivës europiane të rajonit është qëllim i përbashkët.
Ndaj është me rëndësi vazhdimi i dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë – Serbi që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në BE por dhe një bashkëjetesë të përhershme midis shqiptarëve e serbëve në interes të gjeneratave të ardhshme. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura