Në Elbasan me një “armë” plus, Kombëtares i rikthehen “Tifozat Kuq e Zi”

Aug 24, 2018 | 9:26
SHPËRNDAJE

Siç edhe ishte lajmëruar më parë, tashmë është zyrtare, se “Tifozat Kuq e Zi” do të rikthehen të mbështesin kombëtaren, edhe në ndeshjet brenda Shqipërie. Takimi me FSHF, për të sqaruar pikëpamjet e tyre, për sa i përket menaxhimit të tifozëve në stadiumet shqiptare rezultoi efektiv, dhe tashmë tifozeria ultras e Shqipërisë, nga sfida e 7 shtatorit, ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”, do të jetë e pranishme në shkallët e stadiumit.

Tifozat Kuq e Zi

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook, TKZ bëjnë me dije se do të jenë në Elbasan në ndeshjen ndaj Izraelit, të vendosur në tribunën C2. Gjithashtu, ata lajmërojnë se edhe ndaj Skocisë, në ndeshjen e datës 10 shtator, do të jenë të pranishëm në stadiumin “Hampden Park” të Glasgout.

POSTIMI PER NDESHJEN NDAJ IZRAELIT NE ELBASAN

Të nderuar Tifoza,

Me shumë kënaqësi ju njoftojmë mbi detajet e organizimit për ndeshjen e rradhës:

Shqipëri – Izrael (, Liga e Kombeve, kualifikuese)
07 shtator 2018, ora 20:45, stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan
Çmimi i biletave për anëtarë:
1000 lek/ 8 euro*
Tribuna C2
Afati i fundit për rezervim:
30 gusht 2018, ora 20:00.

– Ju lutem klikoni ne www.tifozatkuqezi.com/perfaqesuesit, kontakto përfaqësuesin më të afërt për të bërë rezervimin e biletës. 
– Për shkak të numrin të kufizuar të biletave që kemi në dispozicion, ky afat mund të mbyllet edhe më heret nga që është paracaktuar. Vizitoni herë pas here faqen tonë për të rejat më të fundit!
KUJDES
– Tifozat Kuq e Zi bëjnë rezervimin dhe shitjen e biletave vetëm për anëtarët!
– Biletat duhet të parapaguhen që rezervimi të quhet i plotë.
*Çmimi I biletës në euro mund të ndryshoj nëvarësi të kursit, TKZ nuk merr përgjegjësi për ndryshimin në valutë Euro të këtij çmimi.

Tifozat Kuq e Zi
O sa mirë me qenë Shqiptar!

POSTIMI PER NDESHJEN NDAJ SKOCISE NE GLASGOU

Të nderuar Tifoza,

Me shumë kënaqësi ju njoftojmë mbi detajet e organizimit për ndeshjen e rradhës:

Skoci – Shqipëri (Liga e Kombeve, kualifikuese)
10 shtator 2018, ora 19:45, Stadiumi “Hampden Park”, Glasgow

Çmimi i biletave për anëtarë:
25 GBP / 28.5 euro* 
Tribuna A1 – A3
Afati i fundit për rezervim:
30 gusht 2018, ora 20:00.

– Ju lutem klikoni në www.tifozatkuqezi.com/perfaqesuesit
dhe kontakto përfaqësuesin më të afërt për të bërë rezervimin e biletës.

– Për shkak të numrin të kufizuar të biletave që kemi në dispozicion, ky afat mund të mbyllet edhe më heret nga që është paracaktuar. Vizitoni herë pas here faqen tonë për të rejat më të fundit!
KUJDES!
– Tifozat Kuq e Zi bëjnë rezervimin dhe shitjen e biletave vetëm për anëtarët e tifogrupit!
– Biletat duhet të parapaguhen që rezervimi të quhet i plotë.

Për më shumë detaje rreth organizimit në Skoci mund të kontaktoni me përfaqësuesin e Britanisë së Madhe në Londer: 
Arbër Berisha +44 78 508 55 207

Tifozat Kuq e Zi
O sa mirë me qenë Shqiptar!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura