Ndërron jetën në moshën 82-vjeçare, ish-ministri i Bujqësisë, Haxhi Aliko

Aug 18, 2022 | 15:09
SHPËRNDAJE

Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare, ish-Ministri i Bujqësisë dhe pedagogu Haxhi Aliko. Aliko ka pasur një karrierë të spikatur në fushën akademike dhe politike.

haxhialiko

Në vitet e para pas 90’-ës, ai është zgjedhur deputet e më pas u emërua Ministër i Bujqësisë në qeverinë e Bashkim Finos në 1997.

Profesori Haxhi Aliko u shkollua në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare dhe zhvilloi një karrierë akademike 35-vjeçare, duke e filluar si asistent lektor dhe duke vijuar si titullar i lëndës ‘Fiziologjia e Kafshëve Bujqësore’, përgjegjës i Katedrës “Fiziologji-Biokimi” për 16 vjet dhe deri në Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës për 4 vjet.

“Si pedagog, Prof. Haxhi Aliko ka qenë kompetent i padiskutueshëm në lëndën e fiziologjisë dhe njëherësh tepër metodik e serioz në raport me studentët. Njohuritë e thella, qetësia dhe elokuenca në përçimin e njohurive si dhe formimi i tij kulturor universal, ishin tiparet dalluese që i dhanë atij statusin e një profesori autoritar në mjedisin universitar. Edhe sot e kësaj dite, gjenerata të shumta të studentëve i kujtojnë me nostalgji leksionet e mrekullueshme të Prof. Alikos. Prof. Haxhi Aliko ka shumë vlerësime, tituj e dekorime në jetën e tij dhe është një nga personalitetet me gjurmë të pashlyera në historinë e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare.! I paharruar kujtimi dhe puna e Profesor Haxhi Aliko!”, shkruan në një reagim Mjekësia Veterinare Shqiptare.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura