Ndërpreu performancën në skenë dhe nisi të bërtiste, ja çfarë i ndodhi Billie Eilish gjatë koncertit (Video)

Sep 27, 2021 | 23:50
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Billie Eilish ndërpreu performancën e saj në skenë për të thirrur sigurimin, i cili nuk po i kushtonte vëmendje fansave që tentonin ta preknin atë. Sipas “Page Six”, artistja 19-vjeçare po performonte në Nju Jork të premten, por “mungesa e vëmendjes” së sigurimit pothuajse shkatërroi çdo gjë.

billie eilish (2)

Pse nuk po i kushtoni vëmendje turmës?“- bërtiti Eilish në drejtim të ekipit të sigurimit, duke ndërprerë performancën gjatë kohës që po këndonte “Happier Than ever”.

Billie drejtoi gishtin tek një zonjë në turmë, por është e paqartë arsyeja që e shqetësoi këngëtaren.

billie eilish (1)

E keni seriozisht? Bëni një punë, ju lutem!”,- vazhdoi më tej 19-vjeçarja.

Eilish vazhdoi të këndonte para se të ndalej për herë të dytë për të kontrolluar turmën.

Jeni të gjithë mirë? A jeni mirë?”- pyeti ajo dhe turma iu përgjigj duke bërtitur me zë të lartë. Ky moment u filmua dhe u publikua në Twitter.

Megjithëse këngëtarja nuk e përmendi incidentin në mediat sociale, ajo e quajti performancën një nga “të preferuarat e saj të të gjitha kohërave“.

Kohët e fundit Eilish zbuloi se ka humbur mbi 100,000 ndjekës në Instagram pasi filloi të vishte më shumë rroba të hapura që i tregonin linjat trupore.

Kam humbur 100,000 ndjekës, vetëm për shkak të gjoksit. Njerëzit kanë frikë nga gjoksi i madh,”– tha ajo gjatë intervistës për revistën “Elle”.

billie eilish (9) billie eilish (7) billie eilish (11) billie eilish (3) billie eilish (6) billie eilish (2) billie eilish (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura