Ndarja nga jeta e Senatorit Bob Dole, Balla kërkon që Kuvendi të mbajë një minutë heshtje

Dec 9, 2021 | 11:24
SHPËRNDAJE

Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë një minutë heshtje më 9 dhjetor në nder të Senatorit amerikan, Bob Dole, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

balla per bob doll

Kërkesa është bërë në Kuvend nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në emër të shumicës parlamentare, teksa ka kërkuar që një minutë heshtje të mbahet kur të gjithë deputetët, edhe të opozitës, të jenë të pranishëm në sallë.

Balla theksoi rolin e rëndësishëm që ka luajtir Senatori amerikan në çështjet shqiptare, sidomos në procesin e pavarësimit të Kosovës.

“I kemi kërkuar kryetares së Kuvendit në emër të grupit të shumicës që Kuvendi të mbante një minutë heshtje në kujtim të senatorit Bob Dole i cili për ne shqiptarët është një prej politikanëve republikan amerikan jo vetëm më mbështetës por një prej atyre mbështetësve të pavarësisë së Kosovës në mënyrë të vecantë por që janë investuar personalisht përgjatë gjithë procesit të pavarësimit të Kosovës.

Ne shiptarët do e kujtojmë si njeriun që u angazhua shumë më herët se të tjerët në politikën amerikane në mbështetje të Kosovës e luajti rol të rëndësishëm në procesin e krijimit të shtetit të ri të Kosovës.

Lidhjet e senatorit Bob Dole me shqiptarët filluan qe në fund të viteve 80 kur Kosova ishte në shtypjen e regjimit të Milloshevicit dhe ishte një prej politikanëve të parë ndoshta i pari që e vizitoi Kosovën në 1990.

Unë mendoj që do të ishte në nderin e Kuvendit që ne në një moment të caktuar do i kërkoja edhe grupit parlamentar të opozitës të PD që të ishin deputetët prezentë në vlerësim të kësaj figure kaq të rëndësishmne jo vetëm të politikës amerikane por arsyetimi lidhet me qasjen e tij shumë mbështetëse e pozitive ndaj cështjeve shqiptare e në mënyrë të vecantë pavarësimit dhe shtet formimit të Kosovës”, tha Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura