Ndalohen nënat me karroca te rruga ambasadave

Aug 20, 2012 | 13:59
SHPËRNDAJE
Njëra prej nënave që nuk u lejua të hyjë në bllokun e ambasadave te Rr. e Kavajës

“Nuk mund të hyni me karrocë. Nuk lejohet”. Dhjetëra nëna që shëtisin fëmijët e tyre apo thjesht kalojnë përmes bllokut të ambasadave në kryeqytet, përcillen kështu prej disa ditësh. Ky urdhër i vënë në zbatim nga rojet e postbllokut hyrës tek Rruga e Kavajës e tjetrit tek Rruga e Durrësit ka habitur e revoltuar jo vetëm ato, por këdo që ka dëgjuar këtë histori.

Të rikthen pas në kohën e regjimit komunist, kur zona ishte “mollë e ndaluar”. Ata që shkelnin brenda territorit, duhet patjetër të kishin fletëhyrje. Të gjithë të tjerët grishnin kureshtjen e mateshin të hidhnin shikimin që për së largu. Situata në këtë rast nuk është tamam e tillë. Asokohe gjithçka bëhej nga sindroma e mbikontrollit. Urdhri i ri e ka të limituar kategorinë e personave që nuk duhet të shkelin brenda territorit të diplomatëve.

Blloku i ambasadave

URDHRI VETËM PËR KARROCAT

Urdhri nuk censuron gjithkënd. Është vetëm për nënat, baballarët apo gjyshet që shëtisin fëmijët e vegjël me karrocë. Madje, nëse këtë të fundit e lënë të dera apo gjetkë dhe të vegjlit i marrin në krahë, mund të kalojnë fare lirshëm. Vetë efektivat blu që kontrollojnë lëvizjet brenda kufijve të rezidencave diplomatike, nuk janë të autorizuar të japin asnjë përgjigje, se nga ka ardhur direktiva për këtë masë. “Ne nuk japim urdhra, thjesht i zbatojmë, për më shumë interesohuni në Komisariatin Nr.3”, na tha njëri prej tyre. I pyesim se pse nuk ka asgjë të shkruar për të informuar qytetarët. Sërish asnjë përgjigje. Gjatë bisedës më ta, disa çifte që shtynin karrocat tentuan të hyjnë. U kthyen mbrapsht pa asnjë shpjegim. Burime jozyrtare pohuan se marrja e kësaj mase është vendosur pas ankesave që kanë ardhur nga stafet e diplomatëve. Në Komisariatin Nr.3 e mohojnë lëshimin e një urdhri të tillë. “Nuk do të jepja një urdhër të tillë në mënyrë absolute aq më pak për nënat”, tha i kontaktuar nga gazeta shefi i Komisariatit, Urim Rexhepi.

REVOLTAT E MËNGJESIT

Brenda 15 minutave të qëndrimit në hyrje të bllokut të ambasadave, në fytyrat e tyre pamë të njëjtën habi e acarim. Ajo kënaqësia për t’u bërë të vegjëlve xhiron e mëngjesit, në njërin prej të paktave vende ku nuk ka pluhur makinash e është qetësi, u fashit menjëherë sapo polici në hyrje i ktheu mbrapsht….

(Vëzhgimin e plotë e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)

ZIRINA LLAMBRO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura