Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare piktori i njohur shqiptar

Apr 17, 2022 | 20:22
SHPËRNDAJE

Omer-Kaleshi-780x439Artisti dhe piktori me famë botërore Omer Kaleshi ka ndërruar jetë në moshën 90-vjecare, raportojnë mediat në Maqedoninë e Veriut.

Omer Kaleshi lindi më 1932 dhe është piktor i njohur shqiptar me origjinë nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut.

Omer Kaleshi pas shumë udhëtimesh, pikturimesh dhe ekspozimesh në Stamboll, Romë, Vjenë, Mynih, Londër, Selanik, Beograd, Hagë, në vitin 1956 vendoset përfundimisht në Paris ku vazhdonte të krijonte dhe ekspozonte.

Kaleshi ishte anëtar nderi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura