Ndahet nga jeta kompozitori, ish-deputeti bën dedikimin prekës: Do të jesh përherë i gjallë me këngën tënde, njësoj si valët e Drinit

Jun 5, 2020 | 11:58
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i LSI-së, Luan Rama ka njoftuar lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të kompozitorit të njohur dibran, Perparim Tomçini.

perparim tomini

Ndërsa i ka shprehur ngushëllimet familjes, miqeve dhe të gjithë komunitetit, Rama i ka dhënë lamtumirën duke shkruar“njësoj si valët e Drinit, do të jesh përherë i gjallë me këngën tënde që do të këndohet sa të ketë Dibër dhe shqiptarë mbi këtë dhe!”

Reagimi i plotë:

PËRSHPIRTJE PËR PËRPARIM TOMÇININ!

Sot është ndarë nga jeta Perparim Tomçini i Dibrës, njeriu zemërbardhë e miku zemërmirë, artisti dhe kompozitori i talentuar dhe me një profil të spikatur, që me shpirtin e vet qytetar dhe forcën e talentit të madh, i dha këngës dibrane përmasat e shpirtit shqiptar, duke e ngritur atë në nivele të panjohura më parë dhe duke e bërë këngën e të gjithëve, të shqiptarëve e zemrave të tyre.

Humbja është e madhe dhe pesha e dhimbjes e rëndë!

Ngushëllime familjes dhe të gjithë miqve të tij të shumtë!

Ngushëllime komunitetit të artistëve e gjithë Dibrës për humbjen e pazëvendësueshme!

Lamtumirë mik e shok i shtrenjtë, që njësoj si valët e Drinit, do të jesh përherë i gjallë me këngën tënde që do të këndohet sa të ketë Dibër dhe shqiptarë mbi këtë dhe!

Të ndrittë shpirti Përparim Tomçini!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura