NATO-ja vendos forca në krahun lindor për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, Stoltenberg: Ajo që po ndodh në Ukrainë tregon se…

Jun 16, 2022 | 0:02
SHPËRNDAJE

STOLTENBERGNATO-ja pritet të vendosë forca dhe pajisje ushtarake në krahun e saj lindor për herë të parë që nga përfundimi i Luftë së Ftohtë, ka njoftuar të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg ka thënë se me vendosjen e mbi 40 mijë trupave në krahun lindor, do të mundësohet një përgjigje më e shpejtë nga aleanca në rast të një kërcënimi, thuhet në faqen zyrtare të NATO-s.

“Do të kemi më shumë prezencë, sidomos në Lindje, më shumë prani të formacioneve luftarake. Do të kemi më shumë pajisje të para-pozicionuara. Unë mendoj se lufta në Ukrainë ka treguar nevojën për furnizime. Për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, do të kemi forca të paracaktuara në vende specifike në Lindje, të lidhura me planet tona të mbrojtjes”, ka thënë Stoltenberg në një konferencë para takimit që mbajti të mërkurën me ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.

Ai ka thënë se në këtë drejtim po punohet me Gjermaninë, ndërsa janë duke pritur që aleatët tjerë të bëjnë oferta të ngjashme në mënyrë që të mbrohen territoret e veçanta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura