NATO akuzon Rusinë: Mediat e tua…

Feb 11, 2017 | 18:44
SHPËRNDAJE

NATO akuzon Rusinë për përshkallëzimin e një fushate dezinformimi që prej vitit 2014, me aneksimin e rajonit të Krimesë te Ukrainës nga ana e Kremlinit, duke thënë se faqet ruse në internet si “Sputnik” dhe “RT” kane postuar histori të rreme. Keshtu tha sot zëdhënësja e NATO.

z_1486826718-2016016

Duket se është rritur shqetësimi në mesin e zyrtarëve të lartë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian mbi aftësinë e Rusisë për të përdorur televizionin dhe internetin për të përhapur atë që ata thonë se është një lajm i rremë.

“NATO është përballur me një rritje të konsiderueshme të propagandës ruse dhe dezinformuese që prej aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia në vitin 2014,” tha zëdhënësja Oana Lungescu.

Lungescu tha se keqinformimi më i fundit qe kane bere mediat ruse ishte në fillim të këtij muaji, kur uebsajti i lajmeve ruse “life.ru” botoi një regjistrim audio te fabrikuar të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg me një humorist rus qe pretendonte të ishte Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko.

“Një telefonate e tillë nuk ndodhi dhe kjo ishte një shembull i qartë i dezinformimit,” tha ajo.

Lungescu përmendi edhe një shembull tjetër të dezinformatave ruse në korrik të vitit të kaluar, kur Sputnik, RT dhe faqet e të tjera ruse në internet raportuan në lidhje me një zjarr të ndezur në një bazë të NATO-s në Izmir, duke pretenduar se ishte një sabotim i qëllimshëm pas grushtit të shtetit të dështuar në Turqi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura