Nata e Vitit të Ri: Këngëtarët që do të paguhen nga 2 mijë deri në 7 mijë euro

Dec 30, 2012 | 11:32
SHPËRNDAJE

Nga 2 mijë euro deri në 7 mijë euro do të lëvizin çmimet, me të cilat do të paguhen këngëtarët e skenës shqiptare të cilët do të performojnë nëpër evente të ndryshme në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e diasporë. Ne kemi zgjedhur një listë të disa prej këngëtarëve më të kërkuar të cilëve ua kemi mësuar dhe shifrën e pagesave për mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Kështu, këngëtarja e njohur Genta Ismajli do të këndojë në diskotekën “Insomnia” në Zvicër dhe për këtë mbrëmje do të paguhet 3 mijë euro. Dafina Zeqiri do të paguhet gjithashtu 3 mijë euro dhe së bashku me Adrian Gaxhën dhe Florianin do të këndojnë në diskotekën Rinora4, po ashtu në Zvicër dhe do të paguhen 4 mijë euro. Po në këtë diskotekë natën e dytë do të performojnë Elvana dhe Flori, të cilët do të paguhen nga 3 mijë euro, gjegjësisht Flori 4 mijë euro dhe Capital T, i cili do të paguhet 2 mijë euro. Eli Fara dhe Shkëlzen Jetishi do të këndojnë në Prishtinë, Eli do të paguhet 3 mijë euro, kurse Shkëlzen Jetishi 5 mijë euro. Edhe Labinot Tahiri do të këndojë në Prishtinë, ky një nga këngëtarët më të kërkuar dhe më të paguar të momentit. Në hapjen e diskotekës Duplex në Zvicër natën e dytë të Vitit të Ri do të performojë pop diva Adelina Ismaili, e cila për këtë mbrëmje do të paguhet diku më shumë se 7 mijë euro, rekord ky i cili për momentin nuk është thyer nga ndonjë këngëtare tjetër.

Capital T – 2 mijë euro

Eli Fara – 3 mijë euro

Genta Ismajli – 3 mijë euro

Tuna – 3 mijë euro

Dafina Zeqiri – 3 mijë euro

Elvana Gjata – 3 mijë euro

Zanfina – 3 mijë euro

Adriani & Floriani – 4 mijë euro

Flori Mumajesi – 4 mijë euro

Labinot Tahiri – 5 mijë euro

Sinan Vllasaliu – 5 mijë euro

Shkelzen Jetishi – 5 mije euro

Adelina Ismaili – 7 mije euro

BLERAND REXHEPI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura