Nata e fundit e festës së Birrës në Korçë/ Turistët e huaj dhe vendas zgjedhin “Birrën Korça”, e para për të shijuar atmosferën

Aug 20, 2023 | 22:18
SHPËRNDAJE

Në natën finale të festës së Birrës, turistë të shumtë kanë ‘pushtuar’ Korçën. Në këtë festë të mrekullueshme “Birra Korça” padyshim që ka kryesuar duke rezultuar e preferuara e turistëve vendas dhe të huaj.

birra-1-652x450

Patjetër që atmosfera e jashtëzakonshme ka përfshirë Korçën në këtë festë e cila shijohet nga qytetarët me të pakrahasueshmen “Birra Korça”.

“Birra Korça ka vlera të pamohueshme, duhet të ecë në tregun europian”, është shprehur një qytetar.

Në tavolinat e festës, nuk mungon Birra Korça, e cila është vlerësuar si më e mira nga vetë të pranishmit në festën e Birrës.

 

Elektrizuese paraqitet atmosfera edhe në Shtëpinë e Birrës; me muzikë live, ushqime tradicionale dhe natyrisht me “Birrën Korça”, e preferuara në të gjitha netët e festës së Birrës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura