Basketboll/ Nata historike për vajzat bardheblu, si kthyen trofeun e kampionatit pas 25 vitesh

May 4, 2024 | 14:35
SHPËRNDAJE

Pas 25 vitesh Tirana rikthehet në majën e basketbollit të femrave në Shqipëri. Vajzat bardheblu kanë fituar serine e finaleve me rezultatin 3-1 kundër Flamurtarit, për t’u kurorëzuar kampione.

tirana basketboll femra

Një sukses i merituar nga skuadra që drejtohet nga Mirza Alibegaj, që finalizon në mënyrën më të mirë një projekt ambicioz të nisur në fillim të sezonit. Me një grup solide lojtaresh vendore dhe me disa të huaja cilësore, Tirana krijoi një ekip të plotësuar, duke ardhur gjithnjë në rritje në performancat e saj, për të kulmuar në “play off”. Finalja e djeshme ndaj vlonjateve ishte edhe pika kulmore, me Tiranën që u shfaq dominuese në çdo aspekt, për të triumfuar thellë 71-51.

FINALJA 4 – Ndonëse klubi bardheblu e kishte bërë hyrjen falas në “Feti Borova”, numri i tifozëve në finalen e djeshme ishte shumë i ulët, e vetmja notë negative në një takim “fair play” nga fillimi e deri në fund. Për sa i përket parketit, Tirana zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, më të mirën e kësaj serie, duke kryesuar nga fillimi e deri në fund. Kryeqytetaset kishin rendiment të lartë në sulm dhe shfaqën organizim të mirë në mbrojtje përball një Flamurtari që edhe këtë herë vuajti zgjedhjet e pakta nga stoli. Vajzat bardheblu i treguan dhëmbët që në start, duke e fituar periodën e parë 18-8.

Vlonjatet provuan të afroheshin në çastet e fundit të periodës së dytë, teksa e morën 10-minutëshin 12-16, me gjysmën e ndeshjes që u mbyll 30-24 për vendëset. Por me rikthimin në parket ndeshja nuk kishte më histori, teksa Tirana bëri çfarë dëshiroi, për t’i fituar dy periodat e mbetura 22-12 dhe 19-15, duke vulosur fitoren me 20 pikë diferencë.

sdffsdfdsdsffdsfsdfdsfds

Për sa i përket paraqitjeve individuale, MVP e finales nga FSHB u shpall Enisa Qosja, autore e 25 pikëve, por efikasitetin më të lartë e kishte kapitenia Aida Palko, e cila kurorëzon në mënyrë të shkëlqyer një tjetër sezon si protagoniste absolute në basketbollin shqiptar, duke shënuat 23 pikë dhe 8 kërcime.

Në fund u zhvillua edhe ceremonia e medaljeve, me presidentin Avni Ponari, që i dorëzoi trofeun Palkos, për t’ia lënë vend festës së vajzave të Tiranës për titullin e 41-të në histori (rekord).

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura