Nagelsman e refuzoi, Bajerni hidhet me të gjitha forcat në sulm për firmën e Zinedin Zidan

Apr 19, 2024 | 15:18
SHPËRNDAJE

Bajern Mynih provoi deri në ditën e fundit, por pa sukses. Julian Nagelsman ka refuzuar ftesën e bavarezëve për t’u rikthyer në pankinë dhe do të vazhdojë të drejtojë Gjermaninë. Një situatë që kthen Bajernin në kërkim të një trajneri për të ardhmen, meqë Tomas Tuhel do të largohet nga bavarezët në fund të këtij sezoni.

zidan

Sipas mediave spanjolle, alternativa kryesore për të cilin klubi do të mundohet më të gjitha forcat, është Zinedin Zidan. Ky i fundit ka drejtuar vetëm një skuadër më parë, Real Madridin. Por bilanci i tij me madrilenët është mbresëlënës, pasi ndërtoi një nga ciklet më fituese në historinë e këtij klubi me 3 Liga Kampionesh radhazi e dy La liga të fituara.

“Mundo Deportivo” bën të ditur se edhe për francezin, Bajern Mynih cilësohet si një prej klbueve që plotësojnë kushtet që kërkon ai për një projekt shumë ambicioz, si për historinë që ka, ashtu edhe për projektet afatgjata që ndërton zakonisht.  Palët pritet të vihen në kontakt në javët e ardhshme, për të diskutuar një akord të mundshëm e pse jo, për të planifikuar të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura