“Na preke një plagë të hapur, krimi do të shpëlajë paratë e pista, por nuk do t’i gëzojnë’, Rama paralajmërim për kadastrat në gjithë vendin

Nov 6, 2019 | 11:36
SHPËRNDAJE

rama ne drejt

Një qytetar ka rrëfyer problemin e tij në Kadastrën e Durrësit, për të cilën ka disa javë që flitet, që pas arrestimit të ish kreut të saj Liridon Pulës dhe akuzave publike që janë ngritur në drejtim të prokurorit Arjan Ndoja, që firmosi arrestimin e Pulës, e pak ditë më parë u plagos në një atentat.

Pas deklaratës së qytetarit, kryeministri Rama ka bërë një paralajmërim për “furtunë” në të gjitha kadastrat e vendit, për të cilat tha se “do e clirojmë përfundimisht edhe Kadastrën e Durrësit dhe gjithë kadastrat nga rrethimi kriminal që ka nisur prej shumë e shumë vitesh dhe që ne kemi arritur ta cajmë vetëm pjesërisht”.

Qytetari: Dërguam shkresën Kadastrës së Durrësit por përgjigja nuk erdhi. I shkruajta platformës edhe për 10 ditë u zgjidh problemi, sekuestri u hoq, prona është prapë e imja.

Rama: Falëminderit për praninë edhe pse na preke në një plagë të hapur që është Kadastra e Durrësit, por jam i bindur që ligji special kundër krimit të organizuar dhe masa speciale kundër KCK do e clirojnë përfundimisht edhe Kadastrën e Durrësit dhe gjithë kadastrat nga rrethimi kriminal që ka nisur prej shumë e shumë vitesh dhe që ne kemi arritur ta cajmë vetëm pjesërisht sidomos në zonat që kanë një interes zhvillimi turistik aty ku krimi i organizuar përpiqet të shpëlajë paratë e pista por nuk do i gëzojnë, nuk do i gëzojnë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura