Mustafaj: Kapardisja e ministrave, fyese

Jun 28, 2013 | 9:43
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Jashtëm demokrat dhe ish-deputeti i kësaj partie, Besnik Mustafaj, reagoi dje në Facebook, pas dorëheqjes së Kryeministrit Berisha. Sipas tij, ministrat e kabinetit qeveritar nuk po reflektojnë për humbjen e 23 qershorit, teksa shtoi se kapardisja e tyre është fyese. “Berisha, ashtu siç i takonte, e mori publikisht përsipër gjithë përgjegjësinë e humbjes. Shoh se ky fakt po keqkuptohet rëndë nga ministrat. Në statuset e tyre në Facebook nuk shfaqin asnjë shenjë reflektimi. Ata duhet të rrinë thellësisht kokulur para demokratëve në radhë të parë për katastrofën elektorale që shkaktuan të gjithë bashkë. Kapardisja e tyre është fyese”, shkruan Mustafaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura