Mustafa: Serbia të japë përgjigje për zhdukjen e njerëzve dhe krimet monstruoze

Apr 27, 2015 | 9:06
SHPËRNDAJE

Në Ditën Kombëtare të Pagjeturve, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, thotë se për familjarët, por edhe për Kosovën, janë shumë vite të ditëve të ankthit dhe të pritjes për më të dashurit e tyre.

Në një publikim që ka bërë në rrjetin social facebook, kryeministri Mustafa thotë se ‘Serbia duhet të jap përgjigje për zhdukjen e njerëzve tanë, për krimet monstruoze që forcat ushtarake e paramilitare të saj i kryen në Kosovë’. Ata që bënë krime duhet të dalin para drejtësisë, thotë Mustafa.

Postimi i Mustafes ne FB

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të shfrytëzojë të gjitha institucionet ndërkombëtare për të kërkuar zbardhjen e të pagjeturve, kthimin e tyre dhe dorën e drejtësisë ndaj kriminelëve”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura