Murinjo sulmon Sitin: S’mund ta blini klasin

SHPËRNDAJE

Dokumentari i Sitit është shndërruar në një “mollë sherri” në Mançester. Publikimi i videove të taktikave të Pep Guardiolës, i cili fitoi derbin ndaj Junajtid me rezultatin 2-1 nuk i lanë lënë shije pozitive Zhoze Murinjos. Mbi të gjitha, sepse në atë film për “qytetarët” shkruhej se Guardiola bënte futboll total dhe sulmues, ndërsa rivali i tij parkonte autobusin. I pyetur nga “Sky Sport” për këtë temë, trajneri i Junajtid nuk ngurroi që të sulmonte hapur Sitin.

murinjo3

Murinjo– Ai thotë se rivalët mund të fitojnë tituj dhe mund të blejnë lojtarë të mëdhenj, por nuk mund të blejnë kurrë klasin dhe historinë që ka një skuadër futbolli. “Për të bërë një film fantastik, nuk duhet të mos respektosh të tjerët. Ata mund të jenë një klub i pasur dhe mund të blejnë lojtarët më të mirë në botë, por nuk mund të blejnë klasin. Dhe këtë gjë e treguan qartazi”, tha fillimisht trajneri i Junajtid. Titulli- Në fjalën e tij përpara ndeshjes me Brajtonin, e cila do të luhet ditën e sotme, “Special One” theksoi se ky sezon do të jetë shumë i vështirë dhe se shumë skuadra do të luftojnë për titullin. “Liverpuli po tenton të fitojë titullin dhe ka bërë investime të shumta.

junajt

Çelsi ka një ekip fantastik, ashtu si Siti. Totenhemi gjithashtu i ka mbajtur të gjithë lojtarët. Do të jetë një sezon shumë i vështirë. Junajtid? Lexoj shumë kritika sikur vitin e kaluar e mbyllëm në vendin e gjashtë apo të shtatë, por ndërkohë ishim në vend të dytë, pas Sitit që zhvilloi një kampionat të çmendur”, përfundoi Murinjo.

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.