Murinjo jep përgjigjen epike: Pyesni Inzagin për largimin e Ronaldos, jo mua!

Aug 28, 2021 | 13:51
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e nesërme, Roma e Murinjos do të ketë testin e dytë në Serinë A në transfertën kundër Salernitanës debutuese.

murinjo

Në konferencën për shtyp të mbajtur ditën e sotme, Murinjo nuk nguroi të lërë gjurmë si zakonisht teksa gazetarët e ngacmuan dhe për largimin e Ronaldos.

Salernitana: ‘’Ndoshta ata na befasojnë dhe luajnë ndryshe, me një strategji tjetër, nuk e dimë. Kastori ka përvojë dhe e njeh mirë futbollin, ai mund të gjejë një mënyrë tjetër për të luajtur. Mund të jetë një lojë ndryshe nga të tjerat. Është hera e parë do të luajmë kundër një ekipi me 5 mbrojtës Ne do të luajmë të gjitha ndeshjet për të fituar. Duam të gjejmë zgjidhje nga pikëpamja ofensive. Ata janë të mirë dhe mbrohen mirë, kanë  lojtarë me përvojë dhe do të jetë e vështirë. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje”.

Në lamtumirën e Ronaldos, sa humbet futbolli italian dhe sa balancohet gara për titull?

“Nëse Juventusi është i lumtur dhe Kristiano dhe Junajtid atëherë është operacion i përsosur. Ne nuk mund të flasim për Ronaldon, ai ka luajtur dhe ka fituar për 20 vite. A ndryshon ndonjë gjë për titullin? Është pyetje për Inzagin, jo për mua’’.

A mund të largohet Borja Majoral?

“Unë e llogaris ende. Ne kemi nevojë për tre sulmues, vetëm dy janë një rrezik për të gjithë sezonin. Ndonjëherë do të duhet të[ luajmë me dy sulmues pasi kemi kaq shumë ndeshje të ngjeshura shumë udhëtime. Borja është një lojtar cilësor që bëri mirë sezonin e kaluar duke shënuar gola. Unë nuk do të doja që ai të largohej “.

Roma humbi Xhekon, Juve Ronaldo. A ju pëlqen kampionati me merkaton e hapur?

“Nëse janë të gjitha ligat më pëlqen, por nëse është vetëm një ose dy nuk e dua. E përjetova këtë në Angli ku nuk mund të bleja, por dikush mund të blinte lojtarët e mi. Të gjithë trajnerët do të donin të kishin skuadrën e plotë në fillim të korrikut dhe me tregun e mbyllur”.

 Largimi i Pedros drej Lacios: ‘’Nëse më duhet të flas për Pedron, ai qartë donte të luante dhe për këtë ne duhet ta respektojmë nëse ai ka zgjedhur një klub rival të Romës. Ju duhet të respektoni profesionalizmin e tij. Ky është një profil perfekt për të gjitha klubet. Dikush me të vërtetë dëshiron të luajë, dikush tjetër preferon gjëra të tjera në vend se të luajë, dhe pastaj gjërat janë më të komplikuara. Të gjithë janë të lirë ta bëjnë këtë dhe në të njëjtën mënyrë unë dhe Roma jemi të lirë të marrim vendimet e tona”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura