“Mr.Bean” në jetën reale ka sukses me femrat, ja e dashura e tij 30 vjet më e re!

Apr 28, 2015 | 13:53
SHPËRNDAJE

Ai e ka mbajtur gjithmonë të fshehtë jetën e tij private, por Rowan Atkinson kësaj here nuk e ka pasur problem të shfaqet me të dashurën e tij të re në Londër.

Aktori i njohur për rolin e ‘Mr.Bean’ ka qënë i pranishëm në American Buffalo me të dashurën e tij 32 vjeçare, aktoren Louise Ford.

60-vjeçari i veshur me një kostum elegant ku dukej në një formë të mirë, u shfaq dorë për dore me të dashurën 30 vjet më të re se veten në festën e David Mamet.

Atkinson u njoh me aktoren brune në vitin 2013, ku i dha fund martesës me gruan e tij Sunetra Sastry me të cilën ka dy fëmijë, vajzën Lily dhe djalin Benjanim. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura