Moti më i keq në 20 vite! Dubai i përmbytur nga shirat e dendur, aeroporti kthehet në ‘liqen’ (VIDEO)

Apr 17, 2024 | 9:44
SHPËRNDAJE

Shirat e dendur goditën Emiratet e Bashkuara Arabe të martën,  duke përmbytur pjesë të autostradave kryesore, duke bllokuar automjetet në rrugët anembanë Dubait.

DUBAI

Vala e re e motit të keq që solli shira të rrëmbyeshëm dhe breshër në pjesën më të madhe të Emirateve të Bashkuara Arabe goditi veçanërisht rëndë Dubain .

Pamjet dhe videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë ashpërsinë e motit.

Ndërsa moti më i keq në 20 vjet në Emiratet e Bashkuara Arabe vazhdon, autoritetet e Dubait u kanë kërkuar banorëve të mos lëvizin.

 

Shkollat ​​në të gjithë vendin kanë mbetur të mbyllura ndërsa punonjësit e shërbimit publik po punojnë në distancë.

Në të njëjtën kohë, numri i të vdekurve nga përmbytjet e rënda në Omanin fqinj u rrit në 18, me autoritetet që thanë se dhjetëra njerëz janë të zhdukur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura