“Mos qesh Gaz se shumë gaz të papërmbajtur ke këtë kohë”- Ministrja e Shtetit përplaset me deputetin e PD: Ju vetë jeni një…

Jun 23, 2022 | 10:49
SHPËRNDAJE

Në mungesë të kryeministrit Rama, interpelancës me deputetin e PD-së, Agron Shehaj iu përgjigj ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, por gjatë fjalës së saj, herë pas herë ka ndërhyrë deputeti tjetër demokrat, Gazment Bardhi.

“Mos qesh Gaz se shumë gaz të papërmbajtur ke pasur këtë kohë. Ju vetë jeni një bletë e artë e biznesit’, u shpreh ministrja.

“Edhe pse ky nuk është rasti, se sipas meje, gabimi më shumë se tek pyetjet, jeni ju personi i gabuar për të ngritur këto pyetje. Do më dukej normale që kjo interpelancë të ngrihej nga tjetër deputetë. Nga kjo anë e vuajtur, nga ata që kanë rrëmbyer flamurin e protagonizmit politik, që flasin për ekonomi mendojnë xhepin e tyre, duke bërtitur për mëkate dhe gjëma, gjithçka që mendojnë se nuk ka marrëdhënie me xhepin e tyre. Sipas asaj sindromës së famshme, po të isha unë aty kushedi se çfarë do bëja. Mendojnë jo me logjik.

Ju zoti Shehaj, si një njeri që e keni njohuri biznesin dhe suksesin në biznes, dhe po tentoni ta bëni në politikë, duhet se minismalisht që po dëshmoni moskuptim, ose bashkë me të tjerë, me rastin e kërkesës absurde për ngritjen e një gjyqi popullor në formën e një komisioni hetimor, po tentoni të cenoni thelbësisht reputacionin e subjekteve investuese. Mos qesh Gaz se shumë gaz të papërmbajtur ke pasur këtë kohë. Ju vetë jeni një bletë e artë e biznesit, lejomëni t’u them me shumë modesti se furtuna që ngrini në gotat e dollisë tuaj kundër qeverisë dhe biznesit, është më shumë se një zukatje grenxe të zemëruar”, tha Spiropali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura