Moro: Kënaqësi pranimi i rezultatit

Jun 30, 2013 | 8:39
SHPËRNDAJE

Ambasadorja franceze, Christine Moro, në ambientet e rezidencës
Ambasadorja e Francës në Tiranë, Kristine Moro, tha dje se realizimi i zgjedhjeve të qeta do të shoqërohet me një qëndrim pozitiv për marrje të statusit të vendit kandidat në BE. Moro shprehu keqardhje për incidentet e ndodhura gjatë fushatës, por që sipas saj gjithçka u finalizua me pranimin e rezultatit që ishte shumë i qartë. “Që në fillim dua të nënvizoj se zgjedhjet në përgjithësi shkuan shumë mirë. Fatkeqësisht, pati disa raste dhune dhe një të vrarë. Ishte kënaqësi të shikoje një rezultat kaq të qartë, përfshi këtu edhe deklaratën e Kryeministrit Berisha, i cili e njohu rezultatin. Kjo e gjitha është shumë pozitive. Mendoj se jemi në fillimin e një procesi, i cili do të vijojë gjatë gjithë verës. Unë jam besimplotë se gjithçka do të shkojë butësisht. Kështu shpresoj unë, pasi shqiptarët e kanë shprehur vullnetin e tyre”, tha Moro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura