Morën peng 30-vjeçarin për borxhin 6 mijë paund, tre të arrestuar! I riu u rrëmbye nga i njohuri i tij. Dyshohet se shkak për konfliktin janë bërë…

Nov 29, 2023 | 8:20
SHPËRNDAJE

Kthehen aktet e marrjeve peng për shkak të borxheve që vijnë nga jashtë vendi e kryesisht nga prishjet e pazareve të drogës.

pengmarrje-770x433-770x405-1

Duket se ky ka qenë edhe shkaku i një rrëmbimi që ka ndodhur në Durrës por për fatin e pengut, policia ka marrë shpejt informacion dhe po aq shpejt edhe ka lëvizur duke identifikuar mjetin në të cilin gjendej i rrëmbyeri. Policia e ka gjurmuar mjetin luksoz brend atë cilit gjendeshin katër persona, ku tre ishin rrëmbyesit ndërsa personi i katërt ishte borxhliu, sipas tyre. Shifra për të cilën kishte ndodhur edhe konflikti mes të rinjve ishte rreth 6 mijë paund, por policia për gjatë së djeshme nuk ka mundur t`i sqarojë plotësisht rrethanat e konfliktit, por ka vënë në pranga tre personat që rrëmbyen të njohurin e njërit prej tyre.

NGJARJA SIPAS POLICISË 

Sipas të dhënave të Policisë së Durrësit Iljaz Kotorja, 27 vjeç, dhe banues në Paskuqan, bashkë me 2 miqtë e tij, Geri Cani dhe Jurgen Delia, morën peng 30- vjeçarin Blerim Hanku, të cilin e futën në një makinë “BMV X5” me pretendimin se duhej t’u jepte një borxh prej 6 mijë pound. Policia e Durrësit, pasi mori informacion për pengmarrjen, u tha se lokalizoi dhe ndaloi në afërsi të zonës së plazhit, në drejtim të Shkozetit, makinën “BMV X5”.

Brenda saj ishin 4 persona, në mesin e të cilëve Hanku i marrë pa dëshirë. Policia arrestoi 3 shokët pengmarrës, të cilën janë nën akuzë për 2 vepra penale. Blerim Hanku dhe Iljaz Kotorja ishin njohur me njëri-tjetrin gjatë periudhës së dënimit me burg në Britani të Madhe, të dy për trafikim të lëndëve narkotike, dhe kishin qenë së bashku në një qeli. Mësohet se marrja peng e Hankut është bërë për borxhin që një person i tretë duhej t’i jepte Kotorjas. 30-vjeçari Hanku, me origjinë nga Dibra, kishte ndërhyrë për njohjen e mikut të tij të vjetër të qelisë me një tjetër person, për kryerjen e shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Ai kishte dalë garant për punën e trafikut të drogës. Megjithatë punën, me sa duket, nuk kanë shkuar sipas parashikimeve dhe personi i tretë i përfshirë në ngjarje nuk i ka sjell paratë prej 6 mijë pound Iljaz Kotorjas. Në këto kushte, 27-vjeçari nga Paskuqani ka nisur t’i bëj presion Blerim Hankut për t’iu dhënë paratë, të cilin e akuzonte se ishte personi që duhej t’ia jepte pasi nuk po gjente dot personin real që ia kishte borxh.

POLICIA PËR NGJARJEN

“Shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën policore se tre shtetas kishin marrë peng një shtetas dhe po lëviznin në zonën e plazhit, në drejtim të Shkozetit, me një automjet, kanë organizuar punën dhe falë reagimit në kohë kanë lokalPENGMARRJA KRIMI I RRUGËS izuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar. Nga kontrolli rezultoi se në automjet ndodheshin 4 shtetas, njëri nga të cilët ishte i marrë peng nga 3 shtetasit e tjerë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi B. H. ishte marrë dhe mbajtur pa dëshirën e tij, në automjetin tip “BMË X5”, nga shtetasit I. K., 27 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, G. C., 26 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës dhe J. D., 29 vjeç, banues në lagjen nr.14 Shkozet, Durrës.

Këta tre shtetas po e kërcënonin shtetasin B. H., për t’iu dhënë shumën 6 000 paund, të cilën shtetasi I. K. pretendonte se ia kishte detyrim shtetasi B. H., për një çështje droge në kohën kur të dy këta shtetas kryenin dënimin për narkotikë, në shtetin britanik, në të njëjtën qeli burgu. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve I. K., G. C. dhe J. D., dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura