Monument për martirët e Elbasanit

Sep 5, 2013 | 14:28
SHPËRNDAJE


Qyteti i Elbasanit po e tregon me vepra arti historinë dhe lashtësinë e tij. Në zonën e Kalasë është vendosur monument i titulluar “Martirëve”, i cili u kushtohet të rënëve për liri. Vepra është punuar nga skulptori i njohur elbasanas Vladimir Caridha. Sipas Caridhës, monumenti është një portret me kokë individi, me një dritare e rrethuar me kangjella, që tregon dhunën e shtetit ka ndaj individit. “Hapësira në mes të monumentit sinjifikon pjesën e brendshme të njeriut, që edhe pse i dhunuar fizikisht, nuk mund t’i marrësh dot të brendshmen e tij, shpirtin, i cili është gjithnjë i hapur”.         m.s

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura