Arrestohen dy zyrtarë ukrainas që po bënin komplot për të eliminuar presidentin Zelensky! SBU: Kërkuan “ekzekutues” vullnetarë mes truprojave të tij që ta merrnin peng dhe ta vrisnin

May 7, 2024 | 13:51
SHPËRNDAJE

Shërbimi ukrainas i sigurisë (SBU) deklaroi se ka prishur një komplot rus për të vrarë presidentin Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë në vend.

zelensky

Dy zyrtarë të njësisë së mbrojtjes së qeverisë ukrainase janë arrestuar.

Ata akuzohet se ishin pjesë e një rrjeti agjentësh që i përkisnin shërbimit rus të sigurisë shtetërore (FSB), tha SBU.

Zyrtarët e arrestuar raportohet se kishin kërkuar për “ekzekutues” vullnetarë mes truprojave të Zelensky, të cilët mund ta merrnin atë peng dhe ta vrisnin.

Objektivat e tjerë ishin kreu i inteligjencës ushtarake Kyrylo Budanov dhe shefin e SBU Vasyl Malyuk, shtoi agjencia.

Grupi thuhet se kishte planifikuar të vriste shefin e inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Budanov, përpara Pashkëve Ortodokse, më 5 maj.

Sipas SBU, grupi po planifikonte të merrte informacion rreth vendndodhjes së tij, të cilin më pas do ta sulmonin me raketa dhe drone.

Një nga oficerët që u arrestua kishte blerë dronë dhe mina kundër personelit, tha SBU.

Kreu i SBU, Vasyl Malyuk u shpreh se sulmi supozohej të ishte “një dhuratë për Putinin përpara inaugurimit si President”. Vladimir Putin u betua si president i Rusisë të martën.

Operacioni u kthye në një “dështim” të shërbimeve speciale ruse, tha Malyuk.

“Por ne nuk duhet të harrojmë – armiku është i fortë dhe me përvojë, ai nuk mund të nënvlerësohet”, shtoi ai. SBU tha se tre punonjës të FSB-së mbikëqyrën organizatën dhe sulmin.

Njëri prej tyre është quajtur Dmytro Perlin, ndërsa një tjetër punonjës i FSB, Oleksiy Kornev, thuhet se ka mbajtur takime “konspirative” “në shtetet fqinje evropiane” përpara pushtimit me një nga kolonelët ukrainas të arrestuar sot.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura