Monika Kryemadhi: Ish-zyrtarët në kërkim janë shumë afër, tashmë pritet …

Nov 24, 2017 | 21:20
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në “Studio e Hapur” nga Eni Valisi në televizionin News 24, deklaroi se zyrtarët e policisë që janë larguar nga Shqipëria janë shumë afër, sipas saj kjo gjë dihet nga të gjithë.

mona

Pjesë nga intervista

Cili është roli i opozitës?

Kërkohet një opozitë e fortë , pasi nëse është një opozitë të dobët qeveria e ka më të lehtë për të kapur institucionet e shtetit. Ne kemi filluar të rakordohemi, pasi dhe situ\ata është e vështirë.

Dekonspirimi i aksionit, a ka një autor?

Po të bëjmë një kthim mbrapa në kohë, çfarë ndodh e argumentin që ndodhi me imunitetin e Tahiri. Gjithë ajo zvarritje gjithë ajo paradë, ishte një fitim kohe që ju bë jo vetëm zotit Tahiri, por ju bë  të penduarit apo të implikuarëve.

Keni informacione për personat që janë në kërkim?

Dekonspirimi fillon që në momentin që nuk ju dha e drejta e prokurorisë. Më pas është mënyra se se si është proceduar. Kjo tregon se personat që janë të përfshirë janë ndihmuar nga policia, duke pastruar territorin. Normal që kush ka qenë drejto i policisë. Unë mendoj se ata janë larguar që në momentin që filloi diskutimi për Tahirin në Parlament.  Personat janë njoftuar për tu larguar. Problemi është se sa policia do të jetë e aftë për ti lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar.  Unë kam përshtypjen se janë rreth Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura