Monika dhe Ulpiana zhgënjyese në ekran, në rrjetet sociale cilësohen “të mërzitshme”

Nov 3, 2012 | 11:27
SHPËRNDAJE
Monika dhe Ulpjana

Monika Stafa, e njohur si spikere e lajmeve në “Top Channel”, dhe Ulpiana Lama, e cila u bë e njohur gjatë sezonit të kaluar si komentuese e të dielave të Alban Dudushit, janë dy imazhet televizive të këtij sezoni në “Top Channel”, që kanë marrë përsipër prezantimin e programeve të rëndësishme në këtë ekran. Ulpiana moderon programin e përditshëm “Pasdite në Top Channel”, ndërsa Monika shfaqet të dielave në formatin “Kush e ngriti flamurin”. Por duket se të dyja gazetaret janë shfaqur zhgënjyese për faktin se si njëra dhe tjetra janë komentuar me nota negative në rrjetet sociale duke u cilësuar “të mërzitshme”. Ato komentohen si prezantuese të mërzitshme, që s’munden t’u japin dot as gjallëri dhe as qoftë edhe ndonjë moment të vogël argëtues formateve të tyre. Ulpiana ka marrë komente të mira për pamjen e saj prej zonjeje të vërtetë dhe që i jep rëndësi look-ut, ndërsa Monika për bagazhin e saj në fushën e historisë, të dëshmuar edhe nëpërmjet dokumentarëve të transmetuar në “TCH”. Por me sa duket, publiku nuk mjaftohet me kaq. Publiku dëshiron të papriturat, batutat dhe improvizimet që duhet të ketë një moderatore televizive për ta bërë ekranin më argëtues. Siç komentohet në faqet e facebook e shumë forume të tjera në internet, asnjëra prej tyre nuk mund t’ia japë këto kënaqësi publikut që i ndjek nga shtëpia, nëpër formatet e tyre televizive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura