Momente prekëse/ Pamjet kur shpëtohen njerëz nën rrënojat e tërmetit tragjik në Turqi, mes tyre edhe gruaja shtatzënë (VIDEO)

Jan 25, 2020 | 11:42
SHPËRNDAJE

Nderkohe qe numri i viktimave nga termeti magnitudë 6,8 ballë me epiqendër rajonin Sicrice në Elazığ të Turqisë është rritur në 22 persona ndërsa 1.030 të tjerë janë të plagosur, shume njerez jane ende nen rrenoja. 

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) ka postuar pamje nga operacioni i kerkim shpetimit, kur nga rrenojat jane nxjerre njerez qe i kane mbijetuar goditjes shkaterruese.
rrenoja

AFAD ka bërë të ditur se në rajon janë dërguar 235 mjete, 18 qen shpëtimi dhe gjithsej 1.167 personel për punimet e kërkim-shpëtimit nga institucionet si AFAD, ato të xhandarmërisë, njësive shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë UMKE dhe të zjarrfikësve.

Sipas Planit të Ndërhyrjes ndaj Katastrofave të Turqisë, nën koordinimin e AFAD-it janë vendosur në veprim me parimin e “punimeve 24 orë në 7 ditë” 28 grupe me qëllimin për të vazhduar punimet e kërkim-shpëtimit dhe mbështetjes së pandërprerë shëndetësore.

Mediat i kanë quajtur “mrekulli” ato që po ndodhin në Elazig, ku ekipet e kërkimit dhe shpëtimit mes rrenojave kane nxjerre edhe 1 grua shtatzënë dhe 1 fëmijë që mbijetuan nën rrënojat në Malatya.

Mediat turke shkruajnë se gruaja shtatzënë që mbeti nën rrënojat në fshatin Gezin të rrethit Maden të Elazig u shpëtua pas 12 orësh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura