Modelimi i këpucëve, “BiznesAlbania” trajnim me të papunët

Dec 4, 2016 | 12:29
SHPËRNDAJE

Në kuadër të projektit “Fashion VET-AL”, “BiznesAlbania” ka zhvilluar workshop-in me punëkërkuesit e papunë mbi qëllimin e kursit profesional të modelistëve të këpucëve, që është një risi në vendin tonë. Interesi për të qenë pjesë e projektit ka qenë i madh.

Fabrike-kepucesh-Foto-ATSH-1Procesi i intervistimeve të punëkërkuesve të papunë është zhvilluar, duke pasur parasysh kritere të zhvilluara në bashkëpunim me përfaqësues të industrisë shqiptare të prodhimit të këpucëve.

Gjatë workshop-it është bërë prezantimi i rolit të “BiznesAlbania” për t’i ardhur në ndihmë industrisë së prodhimit të këpucëve me fuqi punëtore të kualifikuar, si dhe nga ana tjetër mundësitë e punëkërkuesit për të marrë një zanat, i cili është një proces inovativ në tregun shqiptar të punës dhe me mundësi reale punësimi.

Kursi do të ofrojë mundësi të larta në ngritjen e kapacitet të njohurive, për shkak se ai do të drejtohet nga ekspertë italianë në sektorin e këpucëve, të përzgjedhur nga Konfederata Kombëtare e Mjeshtërve (CNA) në rajonin e Marche, Itali, të cilët janë bashkëpunëtorë dhe bashkëfinancues në këtë projekt, së bashku me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Mjeshtrit italianë të rajonit të Marches që ofrojnë kursin unik në vendin tonë janë të njohur në gjithë botën për prodhimin e këpucëve. Gjithashtu, ambientet ku do të zhvillohet kursi janë të pajisura me të gjithë pajisjet bashkëkohore për zhvillimin e kursit me një cilë- si të lartë, ku nuk mungojnë, përveç kompjuterëve edhe skanerët e printerët 3D, si dhe programet më të fundit që përdoren në këtë sektor për modelimin e këpucëve.

Gjatë kursit studentët do të kryejnë fazën teorike dhe atë praktike, e cila do të realizohet edhe në klasa në përmjet përdorimit të materialeve reale (lëkurë) për të mësuar modelimin e këpucëve, por edhe në fabrika të cilat kanë ofruar ndihmën për studentët e këtij kursi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura