Modeli shqiptar fiton famë në Itali i zhveshur

Sep 4, 2015 | 13:29
SHPËRNDAJE

model2
Jasmin Saliu është përfolur shpesh për sukseset e tij në botën e modës në Itali e më pas edhe në Gjermani. Ai me origjinë është nga Maqedonia, por prej vitesh jeton në Milano, atje ku është zemra e modës në Europë. Puna e tij si model e fotomodel i ka sjellë shumë të ardhura, sa që është bërë fytyrë shumë e kërkuar e stilistëve dhe fotografëve.

Muaj më parë kishte marrë ofertë për të pozuar edhe nudo, ndërsa, duke pasur parasysh traditat e shqiptarëve në Maqedoni, disi kishte hezituar, por vetëm pak ditë më parë ai ka ndërruar mendje dhe është futur në studio për të realizuar një sesion, ashtu siç e ka lindur nëna. E derisa femrat munden, çfarë u mungon meshkujve?!

model

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura