Mjeku: Pacientët erdhën në 01.30, dy të plagosur me armë zjarri

Sep 5, 2015 | 11:24
SHPËRNDAJE

Mjeku i Spitalit të Traumës Agron Dogjani ka deklaruar për mediat se pacientët që erdhën pas plagëve të marra gjatë përleshjes në Laç janë jashtë rrezikut për jetën.

Mjeku Dogjani
Mjeku Dogjani

Ai ka thënë se të gjithë pacientët erdhën në të njëjtën orë, rreth orës 01.30 të natës dhe aktualisht ndodhen në gjendje të stabilizuar, edhe dy prej të plagosurve që ishin në gjendje më kritike.

“Dy paciente kane pasur dëmtime me armë zjarri, dëmtime kockore dhe kane marre trajtim nga ortopedët, jane Tom dhe Nikoll Cali”- tha mjeku. 

Sipas tij shtetasi Gjergj Cali kishte goditje pas veshit dhe pas trajtimit ka lene spitalin. 

‘Plagë kritike kane pasur Eduard Prenga 37 vjeç. Kishte plage thike që ka dëmtuar pulmonin e djathtë; Gazmir Jushi, plagë kritike, kishim dyshim për dëmtim të mëlcisë, por tashme jane te stabilizuar”- tha mjeku. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura