Mjekësia ligjore: Çekët, të vrarë me plumb pas koke. Djali me dy plumba, vajza me një

Jul 4, 2015 | 13:57
SHPËRNDAJE

Mjekësia Ligjore pasi ka bërë këqyrjen e trupave të pajetë të dy turistëve çekë, vrarë mbrëmjen e djeshme në Prekal ka mbërritur në përfundimin se ata janë vrarë me plumb pas kokës.

Turistja ceke prane automjetit me te cilin udhetonin ne Dukagjin, ku edhe u vrane

Sipas të dhënave nga ky institucion mësohet se mbi djalin, Michal Stavos 27-vjecar është qëlluar me dy plumba, ndërkohë që 36-vjecarja Anna Kosinova është vrarë me një plumb.

Ndërkohë që dëmtimet e tjera trupore që u janë konstatuar dy viktimave, sipas Mjekësisë Ligjore, janë shkaktuar si pasojë e rënies së automjetit tip fuoristradë “ Nisan”me targa 4P89798 nga lartësia. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura